array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock

Lajmi i rremë për vdekjen e aktorit

Deklarata

Media të shumta në Kosovë e Shqipëri raportuar të dielën se aktori Mirush Kabashi ka vdekur.

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Lajmi për vdekjen e aktorit ishte i rremë. Disa orë pas publikimit të lajmit në shumë media të ndryshme, doli se aktori Mirush Kabashi është i gjallë. Ky informacion i pavërtetë i publikuar në media ka ngjallur reagime të shumta në publik. Shumë portale e kanë publikuar lajmin pa bërë asnjë verifikim nëse i njëjti është i saktë.

Artikulli

Brenda pak minutash, gjithandej u shpërnda lajmi se aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi ka vdekur.

Media të shumta nga Kosova e Shqipëria raportuan për vdekjen e aktorit.

Ky lajm u shpërnda nga shumë njerëz përmes rrjeteve sociale.

Pak orë më vonë, u publikua një informacion tjetër. Por, lajmi ishte i rremë. Aktori Mirush Kabashi nuk ka vdekur dhe është ende gjallë e më shëndet të mirë.

Shumica e mediave raportuan për lajmin e dytë që aktori Mirush Kabashi është gjallë, ndërsa lajmet e para u fshinë nga uebfaqet e tyre.

KALLXO.com nuk ka arritur të identifikoj se cili ka qenë mediumi i parë që ka dhënë lajmin e rrejshëm.

Mirëpo, lajmi në mediat e tjera pastaj ka qenë pothuajse i njëjtë, i pakonfirmuar por vetëm i kopjuar dhe i shpërndarë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.