array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(7) "?level="
  }
}

Foto: Adonis Tahiri/ Facebook

Lajmi i rremë për shtrimin e asfaltit mbi kalldrëm në Prishtinë

Deklarata

Në Prishtinë mbulohet kalldrëmi me asfalt

Media

Vlerësimi

Kalldrëmi nuk është mbuluar me asfalt në një rrugë të Prishtinës. Lajmi nuk ishte i vërtetë, sado që foto e publikuar ishte reale por e bërë shumë kohë më herët.

Artikulli

Qytetarët e Prishtinës të hënën më 19 prill, qenë pjesë e diskutimeve nëpër rrjete sociale në lidhje me një lajm të rremë që u shpërnda për shtrimin e asfaltit mbi kalldrëm në rrugën “Emin Duraku” në kryeqytet.

Pas disa raportimeve u kuptua se një pjesë e rrugës ishte asfaltuar kohë më parë, por jo më 19 prill të këtij viti.

Fillimisht faqja e emisionit të Klan Kosova “Ju Flet Prishtina” në Facebook, ka publikuar një fotografi ku është thënë se po shtrohej rruga në atë pjesë të kryeqytetit.

“Ju Flet Prishtina” është një emision i përjavshëm, që i dedikohet zhvillimeve në Prishtinë.

Pas atij publikimi, foto-lajmi u demantua nga Komuna e Prishtinës. Drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Adonis Tahiri fotografinë e quajti lajm të rremë.

Burimi: Facebook

“Shi mbi kalldërma po, asfalt jo! RREN – ose me termin më të përdorshëm sot – FAKE NEWS! Është e udhës me kërku falje edhe mediet, kur ia huqin”, shkroi ai në Facebook.

Më pas reagoi edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti i cili po ashtu në Facebook shkroi “Nuk janë mbulu kalldermat jo”.

Burimi: Facebook

Pas këtyre reagimeve me një të tillë doli edhe emisioni “Ju flet Prishtina” të cilët kërkuan falje për lëshimin me arsyetimin se nuk e kanë verifikuar fotografinë.

“Të nderuar lexues e shikues të emisionit tonë, pak më parë publikuam një fotografi të rrugës ‘Emin Duraku’ ku dukej sikur po shtrohej  asfalt mbi kalldrëm. Fotografinë e publikuam ashtu siç na e dërguan. Duke qenë vonë e duke ju besuar banorëve, ne vendosëm ta publikojmë fotografinë në faqen e Ju flet Prishtina, me idenë që nesër të marim qëndrimin e komunës. Megjithatë, pas publikimit të fotografisë komuna reagoi vetë, duke thënë se kalldrëmi nuk po asfaltohet. Në fakt një pjesë e rrugës është me asfalt (e riasfaltuar) derisa pjesa tjetër me kalldrëm. Ne ju kërkojmë ndjesë për këtë lëshim, ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në publikimin e tyre të datës 19 prill.

Burimi: Facebook

Sërish me një sqarim tjetër doli kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai mohoi raportimet se kanë mbuluar një pjesë të rrugës me asfalt.

“Pash disa statuse që insistojnë që kemi mbuluat një pjesë me asfalt.  Në fakt ka qenë asfalt qe plotë vite.  Kur e kanë gryer për asfaltim e kemi parë që ka kalldërm përfundi.  Kemi insistuar dhe kemi ndërruar projektin për ta kthyer kalldërmen. Pra jo që kemi mbuluar, por kemi shpluar kalldrëme”, ka shkruar ai në Facebook më 20 prill.

Megjithatë, lajmi i rremë për fotografinë në fjalë u shpërnda edhe në media të tjera.

Burimi: Facebook

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.