array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Lajmi i rremë për shpërndarjen e virusit përmes aeroplanëve

Deklarata

E JASHTËZAKONSHME Doli E Verteta E V1RUSIT Se Si Po Shperndanin Permes Aeroplaneve

Mediat

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Lajmi është demantuar nga Reuters. Ata kanë shkruar se nuk janë të verteta postimet në mediat sociale pretendojnë se Polonia, Suedia dhe Norvegjia ‘po padisin’ Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ‘infektimin e Evropës’ me ‘pneumoni kimike’ të lëshuar nga aeroplanët.

Artikulli

Në muajt e fundit nëpër media online në Kosovë është publikuar një artikull që flet për shpërndarjen e virusit, duke aluduar në COVID-19 përmes aeroplanëve.

Lajmi me titull “E JASHTËZAKONSHME Doli E Verteta E V1RUSIT Se Si Po Shperndanin Permes Aeroplaneve” është publikuar më 7 dhjetor në ueb faqen “news440media.com”.

Në këtë artikull pretendohet se disa shtete si Polonia, Suedia dhe Norvegjia po bëjnë një denoncim kundër Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), se po helmon Evropën përmes aeroplanëve, duke spërkatur një produkt kimik të rrezikshëm.

Artikulli thirret në agjencinë prestigjioze të lajmeve Reuters. Në tekst pretendohet se janë arrestuar pilotë dhe se i kanë pranuar veprimet.

Lajmi është shpërndarë edhe në faqen “do24news.com” dhe në Facebook në faqet “Ditorja Art” në muajin tetor të këtij viti dhe në faqen “Zëri i Popullit” po ashtu në Facebook, në shtator të këtij viti.

Raportimet janë mohuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Kjo agjenci më 15 janar të këtij viti ka kontrolluar faktet duke shkruar se Polonia, Suedia dhe Norvegjia nuk kanë ngritur padi kundër OBSH-së për “infektimin e Evropës” me “gjurmë kimike”.

“Postimet në mediat sociale pretendojnë se Polonia, Suedia dhe Norvegjia ‘po padisin’ Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ‘infektimin e Evropës’ me ‘pneumoni kimike’ të lëshuar nga aeroplanët. Disa përsëritje përfshijnë pretendimin që Reuters raportoi për këtë padi të supozuar. Këto pretendime janë të rreme: Reuters nuk e raportoi këtë apo diçka të ngjashme, e as ndonjë organizatë tjetër mediatike. Postimet përmbajnë fotografi të etiketuara në mënyrë të rreme të avionëve, të cilat janë përdorur më parë për të ilustruar teorinë e konspiracionit të ‘chemtrails’ [gjurmëve kimike]”, ka shkruar Reuters.

Në vazhdimësi ka pasur teori të ndryshme se COVID-19 është shpërndarë nga laboratori apo nga qyteti Wuhan i Kinës përmes lakuriqëve.

Por shkencërisht ende nuk dihet burimi i vërtetë i shpërndarjes së COVID-19 me të cilin bota po ballafaqohet në dy vitet e fundit.

OBSH-ja nuk ka dalë me ndonjë njoftim për origjinën e coronavirusit dhe rrjedhimisht deri më tani asnjë nga këto pretendime nuk është vërtetuar.