array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i rremë për shëndetin e këngëtarit Ermal Fejzullahu

Deklarata

“Lajmi i fundit: Pëson sulm të rëndë këngtari i njohur Ermal Fejzullahu”

Media

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar ishte i rremë. I njëjti është shpërndarë me titullin si LAJMI i FUNDIT duke lënë të kuptohet që këngëtari ka pësu një sulmë së fundmi. Lajmi është demantuar nga Ermal Fejzullahu. Brendësia e lajmit tregonte për një intervistë që Fejzullahu e kishte dhënë në tetor të vitit 2020 dhe aty kishte rrëfyer për në sulm të panikut që kishte pas në vitin 2015.

Artikulli

Një titull i rremë është publikuar dhe shpërndarë nëpër disa portale në Kosovë në ditët e fundit, se kinse këngëtari kosovar Ermal Fejzullahu ka pësuar sulm të rëndë.

Raportimi është bazuar në një deklaratë të këngëtarit në muajin tetor të vitit 2020, pra para 13 muajve. Fejzullahu në atë intervistë kishte treguar se në vitin 2015 kishte pasur sulm paniku, pra për një ngjarje që kishte ndodhur para 6 vjete.

Ai kishte treguar se përveç sulmit të panikut ishte verifikuar se nuk kishte ndonjë problem tjetër shëndetësor. Ndërsa titulli i shpërndarë së fundi lë të nënkuptohet se ai aktualisht ka pësuar sulm.

Titulli i këtij lajmi ishte: “Lajmi i fundit: Pëson sulm të rëndë këngtari i njohur Ermal Fejzullahu”.

Fejzullahu ka demantuar lajmin në profilin e tij në rrjetin social Instagram. Ai ka shkruar se është mirë me shëndet dhe nuk ka pësuar asnjë sulm.

“Nuk e di qysh nuk ju vjen turp portaleve të tilla…turpi i botës. Jam shëndosh e mirë faleminderit zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin, kjo është marri”, ka shkruar ai në Instagram të dielën më 7 nëntor.

Në tetor të vitit 2020, këngëtari në emisionin “Prive” në Klan Kosova kishte treguar se si në vitin 2015, kishte pësuar një sulm paniku.

“Ka qenë dikur me 7 ose 8 gusht në vitin 2015, kam qenë i përgatitur ta nisi një dasëm në Prishtinë. Krejt ditën jam ndjerë keq, dhe para se me dalë në skenë mu duk sikur mora sulm në zemër, sikur më është marrë fryma dhe fillova me pas rrahje shumë të mëdha të zemrës, nuk e kisha prej emocionit. Më kanë dërgu shpejt në spital, më kanë dhënë infuzion, prej asaj dite, unë më vonë e kam kuptuar që kam pasur sulm të panikut”, kishte thënë ai.

Titulli i rremë për këngëtarin ishte publikuar në faqen e rrjetit social Facebook, me emrin “Gazeta Aktive” në linkun “Aktive news”. Ky artikulli më pas nuk është gjendur, pasi është fshirë.

Ky artikull ishte shpërndarë edhe në ueb faqen “Specialja.com”, me emrin brenda linkut “Në Kohë”.

Artikulli i kësaj të fundit ishte shpërndarë në Facebook me emrin “Në Kohë”.

Burimi: Ermal Fejzullahu/ Instagram