array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock

Lajmi i rremë për rezultatet e zgjedhjeve

Deklarata

‘Portali’ Mekulipress e ka shpërndarë lajmin për rezultatet e ‘exit poll’-eve nga Demokracia në Veprim dhe Institutit “Gani Bobi”

MekuliPress

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Dy lajme të pavërteta janë shpërndarë nga një ueb-faqe e quajtur ‘mekulipress’. Të dy lajmet kanë pasur të bëjnë me publikim të rezultateve të zgjedhjeve para se të mbyllen vendvotimet. Lajmet janë demantuar nga Demokracia në Veprim dhe personat që i kanë publikuar rezultatet e anketës së bërë nga Instituti “Gani Bobit”.

Artikulli

‘Portali’ Mekulipress e ka shpërndarë lajmin për rezultatet e ‘exit poll’-it nga Demokracia në Veprim. Lajmi ishte publikuar gati 2 orë para se të mbyllen qendrat e votimit.

Ky lajm ishte demantuar menjëherë nga Demokracia në Veprim.

“Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), me anë të këtij reagimi publik demanton lajmin i cili po qarkullon në mekulipress.com lidhur me rezultatet për subjektet politike, duke iu referuar DnV-së si burim i informacionit. Demokracia në Veprim, asnjëherë në asnjë rrethanë nuk ka lëshuar të dhëna të tilla. DnV kërkon nga portali në fjalë të tërheq menjëherë këtë lajm të rremë dhe t’a demantojë atë. Po ashtu lusim të gjitha mediat që të mos i referohen këtij lajmi të rremë”, thuhet në reagimin e Demokracisë në Veprim (DnV).

Ky nuk ishte lajmi i vetëm i rremë që është publikuar nga ky portal.

I njëjti ‘portal’ ka publikuar edhe lajmin për publikimin e rezultateve të Institutit për anketa e hulumtime “Gani Bobi”. Edhe ky lajm është demantuar. Rezultatet e “Gani Bobit” janë publikuar pas orës 19, kur janë mbyllur qendrat e votimit.

Sami Lushtaku sillet në qendrat e votimit në Skenderaj

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).