array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Lajmi i rremë për pagesat për skemat sociale dhe pensionet

Deklarata

E Fundit: Për nder të Vitit të ri, një Iajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin pagë sociaIe

Media

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi nuk është i vërtetë. Titulli nuk korrespondon me përmbajtjen sepse përmbajtja flet për ekzekutimin e parave për pensionistet dhe skemat sociale në muajin gusht, një lajm tashmë I vjetër, ndërsa në titull thuhet se pagesat janë bërë për Vitin e Ri.

Artikulli

Një përmbaje e vjetër e një njoftimi është përdorur për të prodhuar një lajm të rremë. Faqja “do24news.com” publikoi të hënën më 15 nëntor një lajm me titull: “E Fundit: Për nder të Vitit të ri, një lajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin pagë sociale”.

Por, në tekstin e këtij lajmi është përshkruar krejt diçka tjetër. Në fakt, teksti është i vjetër dhe bëhet fjalë për muajin gusht e jo për muajin dhjetor, sic përshkruhet në titull.

“Ministria e Financave përmes një njoftimi bën të ditur se sot ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve. Për nder të festës së Vitit te ri, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në tekstin e lajmit.

Janë dy fjali që bien në kundërshtim me njëra tjetrën, pasi në fillim flitet për pagesat e muajit gusht, ndërsa tutje flitet për pagesat që do të bëhen para festës së Vitit të Ri. Në fakt ekzekutimi i pagesave për muajin gusht ishte bërë më herët për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Kështu, portali në fjalë ka publikuar një lajm të rremë pasi viti i ri është më 31 dhjetor, në muajin e fundit të vitit e jo në muajin gusht.

I njëjti lajm i rremë është publikuar edhe në rrjetin shoqëror Facebook ku ka marrë mjaftë shumë reagime me pëlqime, komente e shpërndarje të lajmit.

Kështu, lajmi i njëjtë ka 264 pëlqime, 46 komente e 10 shpërndarje.

Lajmi i rremë për pagesat për pensionistët dhe pagat e socialit
Lajmi i rremë për pagesat për pensionistët dhe pagat e socialit