array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i rremë për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Deklarata

URlME Na qofte!! Ky eshte shteti qe pranoi Kosoven sot …

Media

Vlerësimi

Me kos

Titulli i lajmit të publikuar nuk është i saktë. Titulli i këtij lajmi nuk përkon me përmbajtjen e tekstit, që flitet për një deklaratë të Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri.

Artikulli

Një artikull me titull të rremë është shpërndarë nëpër disa ueb-faqe ditët e fundit, duke lënë të nënkuptohet se pavarësia e Kosovës është njohur nga Ukraina.

Artikulli ka titullin “URlME Na qofte!! Ky eshte shteti qe pranoi Kosoven sot …”, është publikuar në ueb faqen https://worldnews83.com/ më 12 nëntor 2021.

Brenda tekstit flitet për një deklaratë të zëvendësministrit të jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar të cilën e kishte dhënë më 23 shtator të vitit 2020 për “RTV Ora” në Shqipëri, por nga e cila nuk ishte njoftuar për njohjen e Kosovës.

Bodnar kishte thënë se nuk e kanë njohur Kosovën formalisht, “por nëse sheh hapat tanë ka diçka. Vitin e kaluar ne morëm vendimin për të punuar me pasaportat e Kosovës. Tani ambasadori ynë këtu (Tiranë) dhe ambasadorët në vende të tjera të botës kanë marrë direktiva për t’i njohur këto pasaporta dhe për të mos limituar udhëtimet. Ndoshta duke filluar nga hapa të tillë të vegjël mund të shkojmë drejt disa rezultateve. Nuk po flas për një perspektivë të caktuar, pasi pozicioni ynë formal është pozicioni ynë formal. Pra, na duhet ta trajtojmë këtë rast në rrethanat ku ndodhemi”, citohet të ketë thënë Bodnar në intervistën e tij për RTV Ora.

Titulli i rremë është shpërndarë edhe nëpër disa portale të tjera si “e pavarur.com” dhe “republikalajm.com”.

Artikulli i “worldnews.com” është shpërndarë edhe në Facebook në faqen me emrin “Express Gazeta” publikuar më 12 nëntor 2021.

Ukraina është në mesin e vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Republika e Kosovës njihet nga 117 shtete të ndryshme të botës. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Burimi: Facebook

Linqet e artikujve me titullin e rremë:

https://worldnews83.com/urlme-na-qofte-ky-eshte-shteti-qe-pranoi-kosoven-sot-2/

https://epavarur.com/2021/11/14/urlme-na-qofte-ky-eshte-shteti-qe-pranoi-kosoven-sot/

https://republikalajm.com/?p=29391