array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për ndarjen e 300 eurove për personat që e kanë kaluar COVID-19

Deklarata

Qeveria e Kosoves ndan nga 300€ per personat qe kan pas Covidin aplikoni ketu me letërnjoftim

Media

Vlerësimi

Rrenë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për KALLXO.com, se Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë ndarjen e mjeteve financiare për personat që e kanë kaluar COVID-19.

Artikulli

Një lajm është publikuar në muajin nëntor në të cilin thuhet se Qeveria e Kosovës ndan nga 300 euro për personat të cilët e kanë kaluar COVID-19.

“Qeveria e Kosoves ndan nga 300€ per personat qe kan pas Covidin aplikoni ketu me letërnjoftim”, është titulli i lajmit i publikuar në ueb faqen “konakushqiptar.com”. Artikulli i këtij lajmi është i pakuptimtë.

Ndërkaq, në ueb faqen “gazetamitrovica.com” është publikuar lajm me titull “LAJMI I FUNDIT : Ndahen nga 300€ per pandemi aplikoni këtu”, i publikuar më 7 nëntor të këtij viti.

Ekzekutivi ka mohuar se do të ndajë mjete financiare për këtë kategori të qytetarëve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për KALLXO.com, se Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë ndarjen e mjeteve financiare për personat që e kanë kaluar COVID-19.

Linqet e raportimeve: 

https://gazetamitrovica.com/2021/11/07/lajmi-i-fundit-ndahen-nga-300e-per-pandemi-aplikoni-ketu/

Qeveria e Kosoves ndan nga 300€ per personat qe kan pas Covidin aplikoni ketu me leternjoftim (konakushqiptar.com)