array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për kohën e udhëtimit nga Zvicra në Kosovë

Deklarata

‘Mërgimtari nga Zvicra arrin në Kosovë për 7 orë e 35 minuta, shikoni sa ka vozitur’.

Media

Vlerësimi

Rrenë

 Titulli dhe lajmi është i rremë. Në artikull pretendohet se një mërgimtar nga Zvicra ka arritur në Kosovë për 7 orë e 35 minuta. Gjithashtu, pretendohet për një video në të cilën shihet duke vozitur 260km/h. Por në fakt, artikulli nuk ka asnjë citim të personit në fjalë, nuk ka as video dhe as një burim të saktë të cilit i referohet shkrimi.Në mungesë të burimit të informacionit lajmi vlerësohet të jetë i pasaktë.

 

Artikulli

Faqja e internetit ‘Specialja’ ka publikuar një artikull në Facebook me titullin  ‘Mërgimtari nga Zvicra arrin në Kosovë për 7 orë e 35 minuta, shikoni sa ka vozitur’.

I njëjti artikull me të njejtën përmbajtje është shpërndarë në Facebook edhe nga shumë faqe tjera si: Shqipëria Etnike, Gazeta Reale, Fakte Interesante, Miku Yt , Today Neës, Gjithcka speciale, Hej o Bir, Gazeta Enigma, Speciale, Lajmi i Fundit, Info Ks, Kosova Today, Humor Shqip, Lajmet e Përditshme, Gazeta In, Fan.S.Noli, Rubrika, Aktuale.al, Shqipëria, Qeshu ti, Floria, Burim Ademi.

Në artikull pretendohet se një mërgimtar nga Zvicra ka arritur në Kosovë për 7 orë e 35 minuta. Po ashtu, në artikull pretendohet për një video në të cilën ‘shihet mërgimtari duke vozitur 260km/h’.

Por në fakt, artikulli nuk ka asnjë citim të ‘mërgimtarit’, si dhe nuk ka as video e as burim të saktë, në të cilën referohet shkrimi.

Në mungesë të emrit të burimit informacioni është i pasaktë. 

Distanca nga Zvicra (pika më e afërt me Kosove) për në Kosovë (pika kufitare me e afërt me Zvicrën) llogaritet të jetë rreth 1,300 kilometra dhe është e pamundur që kjo distancë të kalohet për 7 orë e 35 minuta, duke marrë parasysh ndalesat nëpër kufijtë shtetëror, si dhe trafikun me makina. Llogaritja matematikore tregon që një veturë për të arritur në Kosovë me këtë kohë duhet të vozisë mesatarisht 151km/h.

Zakonisht, koha që e bëjnë mërgimtarët për të arritur me makinë në Kosovë nga Zvicra është rreth 12 – 13 orë.

Për më tepër, lajmi është tipik ‘clickbait’ që faqet fiktive në Facebook krijojnë për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të klikuar në lajm. Klikimi më pas për disa mund të sjellë përfitime financiare.