array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i rremë për deklarimet e Vuçiqit rreth njohjes së Kosovës

Deklarata

Vuçiq: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

Vlerësimi

Me kos

Mediat kanë publikuar lajme të shumta bazuar në fjalimin që ka mbajtur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Lajmet e publikuara në portalet në Kosovë janë marrë nga mediat serbe dhe janë përkthyer. Por, përkthimi nuk është bërë në mënyrën e saktë dhe për rrjedhojë janë prodhuar lajme të pasakta. Vuçiq në fjalimin e tij nuk e ka përmend asnjëherë fjalën “kurrë”, kur ka folur për pavarësinë e Kosovës. Përkundër kësaj, mediat në Kosovën e ka vendosur atë fjalë në titull, përkundër faktit që Vuçiq nuk ka thënë se “Kurrë nuk do të njohim Kosovën”.

Artikulli

Kuvendi i Republikës së Serbisë, më 13 gusht, ka diskutuar gjatë gjithë ditës për Kosovën. Shumë lajme të publikuara në mediat në Serbi u publikuan edhe në shumë partale të Kosovës.

Vëmendjen kryesore e mori fjalimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Artikujt e publikuar pretendojnë se Vuçiq në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se ai “kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”.

Pjesë nga fjalimi i Vuçiqit në fillim u publikuan nga televizioni shtetëror i Serbisë “RTS.rs”. Kjo media publikoi një artikull me titull – “Vuçiq: Asnjëherë nuk do ta njoh drejtpërdrejt apo tërthorazi pavarësinë e Kosovës”. 

Deklarata e Vuçiqit u publikua edhe në rrjetin social Twitter në gjuhën serbe, me titull “Vuçiq: Nuk do ta njoh kurrë pavarsinë e Kosovës!”.

Lajmi i njëjtë, me titullin që pretendonte se Vuçiq të ketë deklaruar se “kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës” u publikua edhe në disa prej mediave online në Kosovë.

Portali “Paparaci.com” publikoi një artikull me titull “Vuçiq: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën, Serbia nuk frikohet nga NATO”. Lajmi u ripublikua edhe nga “GazetaBlic”, “Kosovapost.net” dhe “Kosovaime.tv”.

Mediat në Kosovë nuk publikuan asnjë citat të drejtëpërdrejtë për një deklarim të tillë të Aleksandër Vuçiqit.

Përkthimi i saktë i deklaratës së Vuçiqit thotë se “jam betuar mbi Kushtetutën e Serbisë që përderisa mund të ndikoj, Republika e Serbisë nuk do të pranojë as në mënyrë të drejtpërdrejtë e as të tërthortë Pavarësinë e deklaruar njëanshëm të krahinës sonë jugore…”.

Në fjalën e tij në Kuvendin serb, ai përmendi edhe fuqinë politike në Serbi, ndërsa përsëriti se si president i Serbisë nuk do të heq dorë nga “përpjekjet për respektimin e të drejtës ndërkombëtare”.

“Që të mos ketë kurrfarë dyshimesh, ngase e di që ka shumë nga ata, të cilët pa ndonjë baze do t’i mbanin ligjerata morale e patriotike atyre që këto ligjerata më së paku i meritojnë, dua që si dikush i cili është betuar mbi Kushtetutë dhe si dikush i cili me gjasë ka fituar edhe besimin më të madh në përqindje të njerëzve tanë prej që kur ekziston sistemi shumë partiak në Serbi, e jam betuar mbi Kushtetutën e Serbisë që përderisa mund të ndikoj, Republika e Serbisë nuk do të pranojë as në mënyrë të drejtpërdrejtë e as të tërthortë Pavarësinë e deklaruar njëanshëm të krahinës sonë jugore… e as që do të hjekë dorë… as që do të hjekë dorë… as që… as që do të hjekë dorë nga beteja e saj legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, por edhe nga beteja për respektimin e të drejtës ndërkombëtare” – tha Vuçiq para deputetëve të Kuvendit të Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që mediat në Serbi prodhojnë lajme bazuar në deklarata që nuk janë plotësisht të sakta. Të njëjtat lajme të mediave serbe, pa u filtruar dhe verifikuar, përkthehen nga mediat në Kosovë dhe publikohen.

Një ditë para debatit në Kuvendin e Serbisë për Kosovën, një lajm tjetër, me një titull “Kaluan tri ditë bashkë në Beograd, – A është ky plani i Aleksandër Vuçiqit për Albin Kurtin? Zbardhen detajet”. Lajmi u publikua nga një ueb faqe me emër “ballina.news65media.com” por shpjegimi në tekst nuk është i njëjtë me atë që thuhet në titull. I gjithë lajmi është mbështetur në një deklarim të një personi në rrjete sociale. Në këtë rast, lajmi është tendencioz dhe hiporbolizon temën që trajton.

Kosova dhe Serbia nisën dialogun nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2011. Fillimisht, dialogu nisi për tema teknike ndërsa në vitin 2013 në kryeqytetin evropian u bisedua edhe për tema politike.

Takimi i fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ndodhi më 18 gusht, mes kryeministrit kosovar,Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Dy liderët u takuan pasi në veri të vendit, pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit në lashimin e dokumenteve për hyrje/dalje, u revoltuan serbët lokalë duke rikthyer barrikadat në dy pikë kalimet kufitare, Bërnjak dhe Jarinjë.

Por, vendimi u shty për një muaj nga Qeveria e Kosovës pas takimit të Kurtit me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.

Megjithatë, pak para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Kosova dhe Serbia u dakorduan që dokumentet për hyrje/dalje mos të lëshohen nga asnjëra palë. Që nga viti 2011 këto dokumente i lëshonte vetëm pala serbe.

Së fundmi, në procesin e dialogut u përfshinë edhe dy këshilltarë të lartë politikë të presidentit francez, Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Jens Plettner dhe Emanuel Bonn ditë më parë, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vizituan Kosovën dhe Serbinë. Nga Qeveria e Kosovës nuk dhanë shumë detaje rreth takimit por presidenti serb, Vuçiq tha se dy këshilltarët ofruan një “kornizë të re” për dialog.