array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për COVID-19 për kohën kur është publikuar

Deklarata

Cfare po ndodh Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Cfare po ndodh Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse” është i rremë. Në Zvicër nuk ka situatë të emergjencës epidemiologjike dhe as rregulla të reja për shkak të pandemisë “Covid-19”. Informacioni i publikuar në janar të vitit 2023 si lajm i ri, në fakt është publikuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2020. 

Artikulli

Më 26 janar faqja online truenewsq.com ka publikuar një përmbajtje me titull “Cfare po ndodh Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse”.

I njëjti tekst është shpërndarë në disa faqe të facebook-ut si Shqip, Psee Dreqi T’du, Muzike Popullore, Express.info, Lajme Reale, Gazeta unike.al, Muzike shqiptare, Shqiptarët Në Gurbet, Shqip Today, Muzike shqiptare, Qikat e Diaspores, Melodi Shpirti, Lajme Reale 1, Shqipëria etnike, Shqiptaret Në Evropë dhe Shqiperia etnike.

Në artikull faqja pretendon se Zvicra ka vendosur rregulla të hyrjes sipas situatës aktuale epidemiologjike, me ç’rast ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik”.

Informacioni është i rremë, pasi në Zvicër aktualisht nuk ka situatë të tillë epidemiologjike dhe ky informacion është shkruar në vitin 2020 dhe është ripublikuar si aktual.

I njëjti lajm është publikuar më 6 dhjetor 2020, në kohën kur ishte marrë vendimi nga Zvicra në prag të festave të fundivitit për të ndryshuar rregullat e hyrjes sipas situatës aktuale epidemiologjike, me ç’rast ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik” nga koronavirusi.