array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për arrestimin në Podujevë për blerje të votave

Deklarata

“Lajmi i Fundit: Një person kapet në flagrancë duke blerë vota për LDK-në në Podujevë, arrestohet nga Policia”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Policia e Kosovës ka thënë se asnjë rast nuk është hapur në rajonin e Prishtinës për blerje të votave. Prokuroria kanë konfirmuar se asnjë person nuk është arrestuar në Podujevë për blerje të votave. Nuk ka të arrestuar, ndërsa prokurori është duke u marrë me rastin e raportuar.

Artikulli

Portali “Kosova-Express” ka shpërndarë një lajm për arrestimin e një personi për blerje të votave në Podujevë.

“Biznismeni i njohur llapjan me inicialet … është arrestuar sot nga policia nën dyshimin se ka blerë vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Burime të “Kosova Express” mësojnë që biznesmeni… është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gllamnik”, thuhet në lajmin e publikuar nga ky portal.

Në lajm nuk është marrë citat nga Policia e as nga Prokuroria e Shtetit.

Por, KALLXO.com ka raportuar për rastin në fshatin Gllamnik. Personi është intervistuar, por nuk është arrestuar.

KALLXO.com ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës.

“Çdo informatë, po trajtohet nga ana e policisë deri tani  nuk ka ndonjë rast të hapur në Rajonin e Prishtinës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Edhe Laura Pula nga prokuroria e shtetit ka konfirmuar se deri më tani nuk ka të arrestuar për blerje të votave.

“Është prokurori duke u marrë me rastin në Podujevë. Momentalisht nuk kemi persona të arrestuar as të ndaluar. Do të vlerësohet se si është situata dhe do të veprohet”, ka thënë Laura Pula, koordinatore për procesin e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit.