array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Foto: Ilustrim

Lajmi i rremë i portaleve për dënimin e Armend Mujës

Deklarata

Mediat: Armend Muja u dënua me tre vjet burg

 

Mediat

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Krypometri vlerëson se kjo deklaratë është rrenë. Komunikata e Gjykatës së Prishtinës që thoshte se “I akuzuari A.M. është shpallur fajtor dhe është dënuar më dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, të cilin dënim do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë”. KALLXO.com ka raportuar se i dënuari është Avni Mazreku, e jo Armend Muja.

Artikulli

Inicialet e njëjta me një të dënuar me burgim i kushtuan Armend Mujës me lajme që ky i fundit u dënua me tre vjet burgim.

Komunikata e Gjykatës së Prishtinës që thoshte se “I akuzuari A.M. është shpallur fajtor dhe është dënuar më dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, të cilin dënim do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë”.

Sipas komunikatës, i dënuari akuzohej për legalizim të përmbajtjes së rreme ndërsa KALLXO.com ka raportuar se i dënuari është Avni Mazreku.

Mirëpo, disa prej mediave kosovare shumë shpejtë pas ardhjes së komunikatës e bënë të dënuar Armend Mujën.

Muja në fakt kishte qenë i akuzuar për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje dhe ishte në procedurë së bashku me disa zyrtarë të tjerë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës por më pas është liruar meqë vepra penale për të cilën akuzohej është vjetërsuar.

KALLXO.com e ka kontaktuar avokatin e Armend Mujës, Ramë Gashi i cili ka thënë se klienti është liruar nga të gjitha akuzat.

“Klienti im ka qenë i liruar prej të gjitha akuzave për atë rast, në rastin e gjykimit të ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit ai ka qenë i liruar dhe për këtë ka vendim”, tha ai.

Lajmin e rremë e publikuar ‘Indeksonline’, ‘Insajderi’, ‘TV Prizreni’ , televizioni publik RTK, ‘Periskopi’, ‘Kolona’, ‘Prishtina Press’, ‘Arbresh.info’, Koha.net.

Disa nga këto media më pas e kanë përmirësuar gabimin duke e ndryshuar lajmin.

 

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

https://kallxo.com/avni-mazreku-denohet-me-tre-vjet-burg/