array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmet e rreme për infektimin me COVID-19 të deputetes Ganimete Musliu

Deklarata

“Deputetja nga radhët e PDK-s Ganimete Musliu e dyshuar se është e infektuar me COVID-19, merr pjesë në seancën e sotme në Kuvend, ku vendos bile edhe 2 maska. Ajo mendon se në këtë mënyrë i mbron të tjerët duke mos i infektuar. E tmerrshme poqëse rezulton si e vërtetë!”.

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Ganimete Musliu ka vazhduar punën e saj si deputete përkundër raportimeve të disa faqeve në Facebook se e njëjta dyshohet se është e infektuar me COVID-19. Ajo ka thënë se lajmet janë të rreme dhe se kanë tentuar që ta paraqesin ata si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për kolegët e saj. Ajo rastin e ka paraqitur edhe në Policin e Kosovës. Personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19 pas testimit nga IKSHP duhet të vetizolohen.

Artikulli

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të denoncuar një lajm të rremë që ishte shpërndarë për shëndetin e saj.

Ajo i kishte denoncuar dy faqe në rrjetin social “Facebook” për shpërndarjen e lajmeve të rreme për infektimin e saj më COVID-19.

Faqet në Facebook të titulluara “Qeveria KURTI” dhe “51% me Albinin” kanë kritikuar deputeten Musliu për mos kujdes, duke thënë se e njëjta dyshohet se është ifektuar me COVID-19 dhe ju kanë bërë thirrje deputetëve të mbajnë distancën me të.

Deputetja i ka mohuar këto dyshime të ngritura, duke vazhduar të kryejë detyrën e deputetit.

Ajo rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

“Sapo përfundova denoncimin tim në polici lidhur me dy faqet e Facebook-ut “Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin” për lajmet e rreme mbi shëndetin tim, lajme këto që te qytetarët përhapin shqetësim, panike e pasiguri dhe mua më portretizojnë si të papërgjegjshme ndaj masave të Pandemisë dhe si të rrezikshme për shëndetin publik në hapësirat ku unë veproj”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Ndërkaq, në publikimin e faqes “Qeveria KURTI” në Facebook, të datës 9 korrik, faqe kjo e cila i ka mbi 14 mijë pëlqime, thuhet “Deputetja nga radhët e PDK-s Ganimete Musliu e dyshuar se është e infektuar me COVID-19, merr pjesë në seancën e sotme në Kuvend, ku vendos bile edhe 2 maska. Ajo mendon se në këtë mënyrë i mbron të tjerët duke mos i infektuar. E tmerrshme poqëse rezulton si e vërtetë!”.

Kurse në publikimin e faqes “51% me Albinin” të datës 10 korrik, faqe kjo që i ka mbi 22 mijë pëlqime, thuhet

“VËMENDJE!! Po e ritheksojmë edhe ne që Ganimete Musliu është e dyshuar si e infektuar me Covid.
Deputetët në sallë të kuvendit të kenë kujdes dhe të ruajnë distancën me të. Mund të jetë fatale!!!”.

Lidhur me këto shkrime, deputetja Musliu mes tjerash ka deklaruar se faqet në Facebok janë të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot e kam shumë të qartë se këto faqe janë të afërta me VV dhe në bazë të informacioneve dyshohet se krijuesi i këtyre faqeve është Fitim Pacolli- vëllai i deputetes Fitore Pacolli”, ka reaguar Musliu.

https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/1265145470484161

Por ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila i ka mohuar akuzat.

“Deputetja Musliu tentoi që përmes një postimi që dikush ka bërë për të në rrjetet sociale të më sulmoj mua. Ajo paska thënë se disa deputetë të Lëvizjes i kanë kërkuar falje. Kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi asnjë lidhje me postimin në fjalë dhe nuk kemi pse t’i kërkojmë falje”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.