array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmet e rreme nga Ukraina: Video-lojëra proklamohet si luftim i vërtetë

Deklarata

Spektakël në ajër: MiG-29 ukrainas shkatërron aeroplanin rus

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Video e publikuar nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, në të cilën shihet përplasja e dy aeroplanëve nuk është nga lufta Ukrainë- Rusi. Kjo video është pjesë e lojërave Digital Combat Simulator World, në të cilën luhen loja nga digjitale nga fushëbetejat. Kjo video nuk është larguar nga llogaria e ministrisë së Mbrojtjes, por Twitter tashmë është duke treguar se video e publikuar është dhënë jashtë kontekstin dhe se e njëjta është marrë nga video lojërat.

Artikulli

Më 25 shkurt, mediat në Kosovë raportuan për një video të publikuar nga llogaria e verifikuar e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës në Twitter, në të cilën shihej rrëzimi i një aeroplani nga një tjetër aeroplan.

“MiG-29 i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura shkatërron Su-35 e pushtuesve rusë”, thuhej në postimin në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky lajm është publikuar nga disa media në Kosovë, si gazeta Express, gazeta Metro, Fakteplus, Fakti Editor. Këto media kryesisht vendosën titullin si: ‘Spektakël në ajër: MiG-29 ukrainas shkatërron aeroplanin rus’.

Mediat në Kosovë janë rënë pre e një lajmi të pavërtetë që është publikuar nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në profilin e verifikuar në Twitter.

Mirëpo kjo video në të cilën shihet përplasja e dy aeroplanëve nuk është nga lufta Ukrainë- Rusi. Kjo video është pjesë e lojërave Digital Combat Simulator World, në të cilën luhen loja nga digjitale nga fushëbetejat.

Kjo video nuk është larguar nga llogaria e ministrisë së Mbrojtjes, por Twitter tashmë është duke treguar se video e publikuar është dhënë jashtë kontekstin dhe se e njëjta është marrë nga video lojërat.

Kjo nuk është video e parë e publikuar nga lojëra të ngjashme dhe që janë proklamuar si luftime në Ukrainë.

Sot, është dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse Rusinë.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për lajmet e rreme që janë duke qarkulluar për ngjarjet në Ukrainë.

Raportimet mund ti gjeni në këtë link.