array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmet e pasakta për tarifat e reja të rrymës që janë propozuar nga ZRrE-ja

Deklarata

Nëse keni paguar faturë të energjisë 58 euro, ZRRE tash propozon që të paguhet 109 euro

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Nëse keni paguar faturë të energjisë 58 euro, me propozimin e ri nuk do të paguani 109 euro, por fatura e re do të jetë 83 euro. Kjo huqje e mediave është bërë për shkak se gabimisht janë referuar në një tabelë që ka qenë pjesë e raportit të ZRRE-së për tarifat e energjisë mirëpo që nuk ka qenë tabelë që tregon propozimin final. Tabela me propozimin final është në fund të raportit dhe nëse lexohet raporti i plotë është plotësisht e kuptueshme që propozimi final është për rritje më të ultë të tarifave të energjisë pasi qeveria i ka ndarë 75 milionë euro subvencion për mbulim të një pjese të importit.

Artikulli

Pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë, nëpër disa media në Kosovë ka pasur raportime të pasakta rreth çmimit që pritet të paguajnë qytetarët për rrymën e shpenzuar.

Nëpër faqe dhe media të ndryshme është raportuar se sipas propozimit, konsumatorët që kanë paguar rrymën 58 euro në muaj, tash pritet ta paguajnë 109 euro, pa dhënë sqarime shtesë në tituj për subvencionimin që është paralajmëruar nga ana e Qeverisë së Kosovës, për të mbuluar tarifat e energjisë elektrike.

Në media nuk është cituar tabela e publikuar nga ZRrE-ja për ndikimin e subvencionit në tarifat finale të energjisë elektrike, e cila është paraqitur në “Raportin konsultativ për strukturën tarifore”, të publikuar nga ZRrE të hënën.

Tabela që tregon propozimin fillestar por i cili nuk është final për tarifat e reja të energjisë. Këtu nuk janë kalkuluar fare tarifat pas ndarjes së subvencionit në lartësi prej 75 milionë eurove. Burimi: ZRrE

Mediat i janë referuar vetëm tabelës së parë të këtij raporti me titullin “Ndikimi i propozimit tarifor në faturën mujore të konsumatorëve shtëpiak, sipas nivelit të Konsumit”, në raportin e njëjtë.

Kjo tabelë është pjesë e raportit të ZRRE-së, por është dhënë si shembull se sa do të ndikonte në tarifave rritja e të hyrave të KESCO-së që është vlerësuar si e bazuar nga ekspertët e ZRRE-së.

Por, kjo tabelë nuk e pasqyron propozimin e ZRrE-së, pasi në caktimin e tarifave të energjisë do të futen edhe 75 milionë euro që qeveria i ka ndarë si subvencion.

 

Tabela më poshtë është propozimi se sa do të jenë tarifat e energjisë sipas propozimit të ZRRE-së. Në tabelë, rubrika që thonë “tarifat e energjisë pas subvencionit” është propozimi se sa do të jenë tarifat e energjisë.

Tabela që tregon propozimin final për tarifat e reja të energjisë. Burimi: ZRrE

ZRrE-ja ka propozuar që çmimi i energjisë për konsumin mbi 600 kilovat të dyfishohet, ndërsa 600 kilovatet e parë do të kenë tarifë të njëjtë për gjithë qytetarët.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatët e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Kurse, tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar.

Nëse një konsumatorë shpenzon 1,000 kilovat në muaj; për 600 kilovatet e parë do të vazhdojë të paguajë me tarifat e deritashme ndërsa për 400 kilovatet e tjerë do të ketë tarifa 107% më të larta.

Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 centë, apo një rritje prej 107%. Kurse, tarifa e ultë apo energjia e konsumuar gjatë natës nga 2.89 cent është shtrenjtuar në 6 centë, një rritje prej 107%.

Rregullatori ka treguar disa shembuj se sa do të rriten tarifat e energjisë elektrike pas aplikimit të kësaj rritje. Konsumatorët që kanë shpenzuar 600 kilovat nuk do të kenë rritje të çmimit, rrjedhimisht do të paguajnë një faturë prej rreth 35.86 euro (niveli i faturës mund të ndryshojë në vartësi të konsumit që bëjnë gjatë natës dhe ditës).

Kurse konsumatorët që shpenzojnë 800 kilovat me rritjen e aplikuar do të kenë një faturë prej 59.50 euro apo 12.31 euro më shumë se fatura që kanë paguar deri më tani.

Kurse, konsumatorët që do të konsumojnë 1,000 kilovat dhe që deri tash kanë paguar 58.52 euro do të paguajnë 83.14 euro apo një rritje prej 23.6 euro.

Ky propozim i Zyrës së Rregullatorit është bërë në shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave që ka filluar në muajin dhjetor pas kërkesave që janë parashtruar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesi për Shërbim Universal për Energji Elektrike (KESCO).

KESCO kishte propozuar që tarifat e energjisë të dyfishohen, mirëpo rritja është neutralizuar pasi ZRRE-ja nuk i ka pranuar disa prej kërkesave të KESCO-së si dhe zotimit të qeverisë së Kosovës për të subvencionuar një pjesë të importit të energjisë.

Ministria e Ekonomisë është zotuar se do të ndajë 75 milionë euro për të zbutur ndikimin e kizës energjetike në tarifat e energjisë elektrike. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Kështu, nëse të hyrat shtesë që duhet të mbulohen nga rritja e tarifave janë 132.7 milionë dhe Qeveria zotohet se do të mbulojë 75 milionë, kjo nënkupton që ndryshimi efektiv që duhet të mbulohet nga tarifat e reja është 57.7 milionë euro.

Ky është vetëm propozim fillestar dhe se ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raport konsultativ, dhe të komentojnë ato, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh.

Janë afër 200 mijë familje që gjatë sezonit të dimrit preken nga rritja e çmimit të rrymës.

Sipas të dhënave të KEDS-it, konsumin prej 600 kWh e tejkalojnë 31% apo 195,300 konsumatorë të amvisërisë gjatë sezonës së dimrit. Ndërsa, 21% të konsumatorëve gjatë sezonës së verës.

Raportimet e mediave: