Lajm i rremë për vrasjen e presidentit të Ukrainës
Deklarata
Vritet presidenti i Ukrainës- Video
Vlerësimi
Rrenë
Ky lajm është i rremë. Ky lajm e ka përdorë rrejshëm edhe imazhin e portalit Telegrafit për të shpërndarë këtë lajm të rremë. Telegrafi nuk e ka publikuar një lajm të ngjashëm. Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelenskyy, nuk është vrarë. Ai vazhdon të udhëheq Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Madje, ai ka vazhdon të bëjë postime në profilin e tij në Twitter.
Artikulli
Një publikim në rrjetet sociale me lajm të rremë, është postuar sot nëpër faqe të Facebook-ut, me pretendimin se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është vrarë.
Media online “Pika Press” ka publikuar një mbishkrim “Vritet presidenti i Ukrainës- Video”. Në këtë lajm është shpërndarë fotografinë e mediumit ‘Telegrafi’, duke aluduar se lajmi është bërë nga ky medium. Por, Telegrafi nuk e ka publikuar një lajm të tillë.
Presidenti ukrainas nuk është vrarë. Ai vazhdon të udhëheq Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Madje, ai ka vazhdon të bëjë postime në profilin e tij në Twitter.