array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajm i rremë për dy kushtet që Kosova duhet t’i plotësojë për anëtarësim në NATO

Deklarata

Vjen lajm i madh/Kosovës po i kërkohen vetëm dy kushte për te hyre ne NATO ! Ja cilat janë ato

Media

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi është i rremë. NATO dhe as shtetet kryesore të kësaj organizate nuk i kanë vendos vetëm dy kushte Kosovës për anëtarësim. Anëtarësimi i shteteve është i rregulluar me një traktat të brendshëm. Kosova ende nuk ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO. Ambasada e Amerikës në Kosovë tha se mirëpret aspiratën e Kosovës për anëtarësim ndërsa sugjeroi “fokusim në planin 10 vjeçar të FSK-së”.

Artikulli

Ueb faqja me emrin “lajmejavore.info” të mërkurën ka publikuar një lajm me titull “Vjen lajm i madh/Kosovës po i kërkohen vetëm dy kushte për te hyre ne NATO ! Ja cilat janë ato…”.

Ky lajm është i bazuar në një deklarim të bërë nga eksperti i sigurisë Lulzim Peci, por deklarata e tij është nxjerr jashtë kontekstit dhe njëkohësishtë është vendos një titull që nuk përkon me atë që është thënë.

Titulli lë të kuptohet se NATO ka kërkuar vetëm dy kushte për të anëtarësuar Kosovën.

Por, kjo nuk është e vërtetë.

Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO deri më tani nuk ka përmendur asnjë kush për Kosovën që të anëtarësohet në këtë mekanizim të sigurisë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, NATO ka treguar se anëtarësimi i shteteve është i rregulluar me një traktat të brendshëm ku neni 10 i këtij dokumenti shpjegon procedurat.

“Palët, në marrëveshje të plotë, mund të ftojnë çdo Shtet tjetër evropian në një pozitë të tillë që të nxisë më tej parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut që të aderojë në këtë Traktat”, thuhet në nenin 10.

“Çdo Shtet i ftuar në këtë mënyrë mund të bëhet Palë në Traktat duke depozituar instrumentin e tij të aderimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të informojë secilën nga Palët për depozitimin e çdo instrumenti të tillë aderimi”, thuhet tutje në këtë traktat.

KALLXO.com dje gjatë ditës raporto se Kosova ende nuk ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Ndërkohë, NATO shpjegoi se angazhimi në Kosovë nuk ka ndryshuar si dhe “çdo ndryshim në qëndrimin e forcës sonë të KFOR-it mbetet i bazuar në kushte dhe jo i drejtuar nga kalendarët”.

Anëtarësimin e Kosovës në NATO e ka komentuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë. Përmes një përgjigje me shkrim, kjo ambasadë tha se mirëpret aspiratën e Kosovës për anëtarësim ndërsa sygjeroi “fokusim në planin 10 vjeçar të FSK-së”.