array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Ilustrim

Lagja e Pozheranit pa rrjet të kanalizimit që nga paslufta

Deklarata

Komuna e Vitisë: Kështu që në Pozheran, këtë lagje e kemi planifikuar për vitin 2019, e kemi ndërmend në projeksione të rregullimit kurse sipas njohurive tona që kemi rreth këtij projekti në Pozheran, pra të kanalizimit, besoj që qytetarët nuk do të kenë problem në vitin 2019

 

Ibrahim Rama

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Pozhorani që 20 vjet nuk ka kanalizim. Problemet me ujëra të zeza është trajtuar disa herë në KALLXO.com. Shtrimi i rrjetit të kanalizimit në këtë fshatë është fut në buxhetin e vitit 2019. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë këtë proces për të parë nëse do të finalizohet ky projekt.

Artikulli

Banorët e mbi 20 shtëpive të fshatit Pozheran të Vitisë që jetojnë përballë shkollës fillore “Halil Alidema”, nga fillimi i rrugës ku gjendet sheshi “Mejdi Korrani” në gjatësi prej 400 metrash, nuk janë të kyçur në rrjetin e kanalizimit.

Banorët e kësaj lagje në Pozheran ishin ankuar në KALLXO.com në muajin korrik të vitit 2018, në lidhje me mungesën e rrjetit të kanalizimit që nga paslufta.

Halim Maksuti, një banor i kësaj lagje kishte deklaruar se mbeturinat dhe uji i kanalizimit kthehen tek shtëpia e tij dhe kalojnë rreth themelit të saj.

“Si po shihet kanalizimi është total i mbyllur, shihet se si vjen uji i rrugës kryesore rreth themelit të shtëpisë. Kanalizimi duhet të punohet tej e përtej fshatit që të pastrohet dhe shtëpia të mos ketë rrezik. Muri po shihet që ka fillu me ra në tokë, po shihet themeli deri në fund”, kishte deklaruar Maksuti.

Drejtori i Financave në Komunën e Vitisë, Ibrahim Rama kishte thënë që kyçja e kësaj lagje në rrjetin e kanalizimit në vitin 2018 nuk është i planifikuar, por që në vitin 2019 qytetarët nuk do ta kenë më këtë problem.

“Kështu që në Pozheran, këtë lagje e kemi planifikuar për vitin 2019, e kemi ndërmend në projeksione të rregullimit kurse sipas njohurive tona që kemi rreth këtij projekti në Pozheran, pra të kanalizimit, besoj që qytetarët nuk do të kenë problem në vitin 2019”, ka theksuar Rama.

Në fillim të vitit 2019, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Vitisë për të kërkuar përgjigje në lidhje me premtimin që e kishin dhënë në muajin korrik, se kjo lagje e Pozheranit nuk do ta ketë problemin e kanalizimit në vitin 2019.

“Po është e planifikuar për vitin 2019”, thuhet në përgjigjen e drejtorit Rama.

Sipas Ramës shtrimi i rrjetit të kanalizimit për banorët e 20 shtëpive që jetojnë përballë shkollës fillore “Halil Alidema”, do të jetë pjesë e projektit “Rregullimi i kanalizimeve dhe gropave septike”.

Rama ka thënë se planifikimi buxhetor për këtë projekt është 265 mijë euro dhe është parashikuar të përfundoj brenda 1 viti.

“Posa të përfundojnë procedurat e prokurimit afërsisht në muajin qershor 2019”, thuhet në përgjigjen e drejtorit Rama kur është pyetur se kur do të fillojë të realizohet ky projekt.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.