array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Labinot Tahiri mban fjalën për dorëzimin e pasaportës

Deklarata

Labinot Tahiri

Vlerësimi

E vërtetë

Krypometri vlerëson si të vërtetë deklaratën  e deputetit Labinot Tahirit për dorëzimin e pasaportës së tij në shenjë pakënaqësie me mosliberalizimin e vizave për Kosovën në vitin 2018

Artikulli

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka dorëzuar pasaportën e tij në Agjencinë për Regjistrim Civil, pasi nuk është bërë liberalizimi i vizave gjatë vitit 2018.

Tahiri kohë më parë kishtë premtuar se nëse nuk ndodh liberalizimi, atëherë ai do të dorëzojë pasaportën e tij , si shenjë solidarizimi me qytetarët e tjerë në Kosovë.

Që nga 20 nëntori, ai kishte paralajmëruar në rrjetet sociale se do të dorëzojë dokumentet e udhëtimit dhe do të izolohet së bashku me familjen e tij.

“Së bashku me juve do mbyllem e do t’i vuajmë së bashku të gjithat ngjarjet që na kaplojnë në vend”, kishte shkruar ai në Facebook.

Sot më 4 janar, ai ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke e dorëzuar pasaportën.

‘’Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorezuar në organet perkatese Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falenderoj nga zemra ambasadat që më kanë paisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të deshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan liberalizimin e vizave edhe në këtë vit që shkoi!  Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës’’, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Liberalizimi i vizave nuk u arrit të bëhej as në vititn 2018.

‘Lamtumira’ e rreme e Presidentit