Labinot Tahiri mban fjalën për dorëzimin e pasaportës

“Së bashku me juve do mbyllem e do t’i vuajmë së bashku të gjithat ngjarjet që na kaplojnë në vend

Labinot Tahiri, Janar 2019

E vërtetë

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka dorëzuar pasaportën e tij në Agjencinë për Regjistrim Civil, pasi nuk është bërë liberalizimi i vizave gjatë vitit 2018.

Tahiri kohë më parë kishtë premtuar se nëse nuk ndodh liberalizimi, atëherë ai do të dorëzojë pasaportën e tij , si shenjë solidarizimi me qytetarët e tjerë në Kosovë.

Që nga 20 nëntori, ai kishte paralajmëruar në rrjetet sociale se do të dorëzojë dokumentet e udhëtimit dhe do të izolohet së bashku me familjen e tij.

“Së bashku me juve do mbyllem e do t’i vuajmë së bashku të gjithat ngjarjet që na kaplojnë në vend”, kishte shkruar ai në Facebook.

Sot më 4 janar, ai ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke e dorëzuar pasaportën.

‘’Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorezuar në organet perkatese Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falenderoj nga zemra ambasadat që më kanë paisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të deshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan liberalizimin e vizave edhe në këtë vit që shkoi!  Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës’’, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Liberalizimi i vizave nuk u arrit të bëhej as në vititn 2018.

Viti i ri, izolimi i vjetër

 

Projekti ambicioz për rregullimin e lumit

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend