array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Shpend Ahmeti - Shqipe Pantina - PSD - 18.04.2019

Kushti i rremë i PSD-së për Ligjin e Qeverisë

Deklarata

Shqipe Pantina, me 4 shkurt të 2019: “Më së paku në mars qeveria obligohet ta sjellë Ligjin për Qeverinë në Kuvend. Nuk do jetë më numri i madh i zv.ministrave.”

 

Shqipe Pantina

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Një pyetje parlamentare e dërguar nga Shqipe Pantina është tentativa e vetme e PSD-së për të detyruar qeverinë e Ramush Haradinajt për të dërguar në Kuvend ligjin për Qeverinë. PSD-ja, përveç miratimit të buxhetit, ia ka mundësuar qeverisë Haradinaj të kalojë shumë vendime në Kuvend duke ia bërë kuorumin. Duke votuar kundër, por duke ia bërë kuorumin, PSD-ja e kishte mundësuar zgjedhjen e Naser Shalës në krye të Agjencisë që ka pushtet mbi tapitë që do të vijnë nga Serbia. Zgjedhja e tij kishte ngjallur reagime nga Ambasadat, duke përfshirë atë të Amerikës dhe Britanisë.

Artikulli

Kur Qeveria erdhi në pikën për votimin e buxhetit për vitin 2019 apo rënies së saj, Partia Socialdemokrate paraqiti pesë kushte për Qeverinë Haradinaj që ia vazhdoi jetëgjatësinë.

Kushtet përfshinin shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Miratimin e Ligjit për Paga, Ligjit për Dialogun,  Themelimi i komisionit të veçantë për draftimin e kodit pensional. Kushti i fundit ishte miratimi i Ligjit për Qeverinë në mënyrë që të mos ketë më shumë dy Zëvendësministra për ministri.

Ndonëse katër kushtet e para u plotësuan, kushti i pestë, ai i Ligjit për Qeverinë nuk u plotësua, edhe pse fjalët ishin që Ligji për ekzekutivin të dërgohet në Kuvend në mars të këtij viti.

“Më së paku në mars qeveria obligohet ta sjellë Ligjin për Qeverinë në Kuvend. Nuk do jetë më numri i madh i zv.ministrave”, kishte thënë në një konferencë për media Shqipe Pantina, deputete e PSD-së më 04 shkurt të këtij viti.

E kontaktuar nga KALLXO.com, Pantina tha se ende nuk kanë marr përgjigje se pse deri më tani nuk është dërguar ky ligj në Kuvend.

“Unë i kam dërgu një pyetje parlamentare kryeministrit dhe po pres që në seancën e rregullt të radhës të marrë përgjigje”, thotë Pantina.

Tutje, deputetja e PSD-së thotë që do të kërkojnë që ligji të sillet më herët në Kuvend, e jo siç parasheh strategjia e Qeverisë që ai ligj të dërgohet në Kuvend në muajin qershor.

“Sipas strategjisë legjislative të Qeverisë, Qeveria ka planifikuar ta sjell në qershor, por ne do kërkojmë të përshpejtohet puna dhe ligji të vie më herët”, deklaroi Pantina.

“Qeveria e Kosovës e ka marrë me seriozitet të madh hartimin dhe miratimin e këtij ligji deri në fund të marsit”, kishte thënë kryesuesi i Komisionit për Hartimin e projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri më 15 janar të këtij viti.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Besnik Tahiri, tash thotë se ligjin do ta dërgojnë në Kuvend ashtu siç është planifikuar në strategjinë legjislative.

“Kur jemi hy në këtë proces, i kemi nxjerr disa mësime se për këto ligje vynë një konsultim paraprak shumë serioz. Secila Qeveri që ka ardhur ka rritur numrin e ministrave për dy apo tre, dhe ky ka qenë burim i problemit. Ne po punojmë intenzivisht që ta dorëzojmë në fund të majit në Parlament”, tha ai.

Ligji për Qeverinë, sipas tij, mund të hyjë në fuqi në pjesën e parë të vitit 2020.

“Unë nuk e shoh që para nëntë muajve që Ligji për Qeverinë të hyjë në fuqi, sepse jemi duke folur për një riorganizim të plotë të sistemit të ministrive aty ku preket edhe Kryeministria. Pra, këtu nuk ka vonesa por ka proces të konsultimit, një muaj e gjysmë na ka marrë kohë konsultimi vetëm me jurist të brendshëm e të jashtëm”, tha ai në një deklarim për KALLXO.com.

Këtë kusht po e pret partia e Shpend Ahmetit. Në një deklarim për KALLXO.com, zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi tha se synojnë përmes ligjit të bëjnë zvogëlimin e zëvendësministrave.

“Ne jemi në pritje që Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend. Kërkesa jonë ka qenë që në të t’përfshihet reduktimi i numrit të zv/ministrave. Dhe natyrisht që ne i qëndrojmë prapa kësaj”, tha jo.

Si asnjëherë më parë në praktikën qeverisëse në Kosovë, numri i Zëvendësministrave ka arritur në rreth 80 sosh.

Edhe numri i ministrive nuk është i vogël duke qenë se kjo qeveri numëron 21 ministri aktualisht.

Por, kjo praktikë me shumë Ministra e Zëvendësministra pritet të ndryshojë së shpejti.

https://kallxo.com/ekzekutivi-synon-uljen-e-numrit-te-zevendesministrave-me-ligjin-per-qeverine/