array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Isa Mustafa dhe Arben Gashi (LDK)

Kush po rrenë? Deklarata kundërthënëse për rrëzimin e Qeverisë Kurti I

Deklarata

Arben Gashi: Ne e kemi pasur në mënyrë të qartë dhe të saktë të shkruar, i kemi pasur 7 ditë me e rrëzu Qeverinë dhe çdo ditë ka ardhë mesazh: 6, 5, 4, nuk ka asgjë të re, 3, dhe mezi i kemi nxjerrë edhe 3 ditë të tjera.

Isa Mustafa: Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA, LDK s’ka marrë porosi të tilla dhe afate.

Richard Grenell: Kjo është gabim. 100 për qind gabim. Ai [Arben Gashi] nuk kishte si ta dinte këtë sepse unë nuk kam komunikuar kurrë me ta. Ju duhet t’i kërkoni atij të tregojë mesazhet. Ai duhet të tregojë emrat e atyre që kanë mesazhe për t’i treguar ato mesazhe.

Arben Gashi, Isa Mustafa dhe Richard Grenell

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Deklarata kundërthënëse janë dhënë nga zyrtarët e LDK-së sa i përket arsyes dhe presioneve nga Amerika për rrëzimin e qeverisë Kurti I. Derisa Arben Gashi, kryetari i grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se kërkesa për rrëzim të qeverisë ka ardhur nga Amerika, një gjë të tillë e kanë demantuar ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ish-përfaqësuesi i presidentit Amerikanë, Richard Grenell. Deputetet e LDK-së dhe ish-ministrat në Qeverinë Kurti I ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.

Artikulli

Deklarata kontradiktore kanë dhënë Arben Gashi dhe Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në lidhje me kërkesën ose jo ndaj LDK-së që të rrëzohet Qeveria Kurti I vitin e kaluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi më 1 nëntor të këtij viti ka thënë se ish i dërguari i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, u kishte dhënë ultimatum që ta rrëzonin Qeverinë Kurti 1 brenda shtatë ditësh.

“Ne e kemi pasur në mënyrë të qartë dhe të saktë të shkruar, i kemi pasur 7 ditë me e rrëzu Qeverinë dhe çdo ditë ka ardhë mesazh: 6, 5, 4, nuk ka asgjë të re, 3, dhe mezi i kemi nxjerrë edhe 3 ditë të tjera”, ka thënë Gashi në televizionin Kanal 10.

Kurse, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë të enjten më 11 nëntor se i dërguari i Grenell, nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK-ja që të rrëzohet Qeveria Kurti 1, në kohën kur Mustafa ka qenë kryetar i partisë.

“Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA, LDK s’ka marrë porosi të tilla dhe afate”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Pas deklaratës së Mustafës, KALLXO.com ka provuar të kontaktojë shefin e deputetëve të LDK-së, Arben Gashin por i njëjti ka qenë i paqasshëm përmes telefonit. Atij i është dërguar edhe një pyetje se kush po e thotë të vërtetën, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër, edhe ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, ka mohuar se u ka dërguar mesazhe anëtarëve të LDK-së, duke u kërkuar ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1.

“Kjo është gabim. 100 për qind gabim. Ai [Arben Gashi] nuk kishte si ta dinte këtë sepse unë nuk kam komunikuar kurrë me ta. Ju duhet t’i kërkoni atij të tregojë mesazhet. Ai duhet të tregojë emrat e atyre që kanë mesazhe për t’i treguar ato mesazhe”, ka thënë Grenell në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Qeveria Kurti I ishte formuar pas koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Prishjes së koalicionit i kishin paraprirë disa epizode. Fillimisht, LDK-ja kërkonte heqjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Në ndërkohë, Kryeministri Kurti e kishte shkarkuar Agim Veliu pas një deklarimi publik që kishte bërë ky i fundit rreth nevojës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të COVID-19.

Kurti e kishte shkarkuar nga detyra Veliun, për shkak se sipas tij ai ishte kundër qëndrimit të kryeministrit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të COVID-19.

Kurti gjithashtu kishte thënë se ministri ka përhapur panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

Qeveria Kurti 1 ishte rrëzuar në mars të vitit të kaluar me mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i saj qeverisës atë kohë LDK-ja, me arsyetimin pasi Kurti kishte shkarkuar nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun pa miratimin e LDK-së.