array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Kush e paguan borxhin e energjisë së shpenzuar në veri?

Deklarata

Kemi dëgjuar se në Prishtinë kanë tentuar t’i frikësojnë qytetarët duke thënë se do të duhet të paguajnë disa borxhe për rrymë, por të gjitha obligimet ligjore për çdo konsumator në veri të Kosovës nisin që nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Petar Petkoviq

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë treguar nëse qytetarëve të katër komunave me shumicë serbe do t’ju kërkohet që t’i paguajnë borxhet për energjinë që e kanë shpenzuar tash e 20 vjet. Pala serbe ka deklaruar se meqë borxhet nuk janë diskutuar në dialog do të thotë se ato nuk do të paguhen. Ndërkohë, i dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se “jam e sigurt që Qeveria e Kosovës ka ide rreth kësaj por nuk është vendosur si pjesë e agjendës së dialogut, ende”

Artikulli

Kosova dhe Serbia u morën vesh së fundmi që ujditë e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015 për energjinë, të zbatohen përmes një udhërrëfyesi.

Kështu, pas më shumë 20 viteve, të gjithë qytetarët, banorë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, do të paguajnë për rrymën që e shpenzojnë.

Por, 8 ditë pas nënshkrimit të këtij udhërrefyesi për zbatim të marrëveshjeve për energji ende nuk dihet se nëse qytetarët serb do të paguajnë edhe borxhet e akumuluar tash e 20 vjet prej se nuk kanë paguar fatura të rrymës.

Sipas një raporti të fundit të “Institutit GAP”, shpenzimi i energjisë në veri të vendit, për 10 vite,  llogaritet të jetë mbi 130 milionë euro.

Pala serbe ka thënë se borxhet e qytetarëve serbë në veri të Kosovës nuk do të paguhen.

“Kemi dëgjuar se në Prishtinë kanë tentuar t’i frikësojnë qytetarët duke thënë se do të duhet të paguajnë disa borxhe për rrymë, por të gjitha obligimet ligjore për çdo konsumator në veri të Kosovës nisin që nga momenti i nënshkrimit të kontratës”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, pas arritjes së marrëveshjes për Energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të martën e 21 qershorit.

E Qeveria e Kosovës deri më tani nuk është deklaruar se çfarë do të ndodh me borxhet e energjisë elektrike. 

KALLXO.com ka dërguar pyetje me datë 22 qershor në qeverinë e Kosovës, përkatësisht në zyrën e Besnik Bislimit, kryenegoaciatorit kosovar, por zyra për medie e ekzekutivit nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

I dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tema për shlyrjen e borxheve të energjisë, që nga paslufta, nuk është diskutuar fare në takimet e fundit në Bruksel.

“Kjo çështje nuk është diskutuar në kuadër të dialogut, prandaj nuk më takon mua ta komentoj. Jam e sigurt që Qeveria e Kosovës ka ide rreth kësaj por nuk është vendosur si pjesë e agjendës së dialogut, ende”, tha Lajçak në “KallxoPërnime” të martën.

Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRrE-së tha se për borxhet e rrymës të rrymës në veri ende nuk ka një vendim.

“Kjo çështje është diskutuar por ende nuk është vendim konkret sesi do të veprohet tutje”, tha ai të premten në konferencë për media duke shtuar se në parimborxhet  domosdoshmërish duhet të paguhen.

Kryesuesi i bordit të ZRrE-së thotë se për kostot që Serbia i ka shkatuar duke e shfrytëzuar linjat e transmisionit, rasti mund të përfundojë në Arbitrazh.

“Ne duhet me ritheksu, përveç energjisë që e kemi çu në veri, ne kemi pas edhe shfrytëzimin e asteteve të transmisionit për një kohë të gjatë, edhe në bazë të marrëveshjes së energjisë të vitit 2013, aty është e paraparë që në rast se KOST-i dhe EMS i Serbisë nuk gjejnë mirëkuptim për borxhet e pretenduara të ndërsjella, atëherë mund të shkojnë në procedurë të arbitrazhit”, tha ai ditën kur ZRrE licensoi për pesë vite kompaninë “Drustvo Elektrosever” për operim në veri.

Sipas marrëveshjes për energji mes dy shtetve, që u arritë në vitin 2013, palët mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Abritrazhit, në rast nuk arrijnë t’i zgjidhin kontestet e hapura.

Pika e gjashtë e marrëveshjes e cila quhet “Aranzhimet lidhur me Energjinë” e parashah këtë.

“Të dyja palët pajtohen që të provojnë të gjejnë zgjidhje të përbashkët në lidhje me kërkesat e KOSTT-it dhe të EMS-it. KOSTT-i konsideron se këto kërkesa janë për tranzitin e papaguar dhe alokimet e të hyrave të interkoneksionit dhe kërkesat e EMS-it për rregullim sekondar. EMS konsideron se këto kërkesa janë për shërbimet për rregullime sekondare dhe terciare. Nëse do të jetë e pamundur që të arrihet një marrëveshje e përbashkët brenda 6 muajve, të dyja palët do të pajtohen që kërkesat e tyre ti nënshtrohen një arbitrazhi ndërkombëtarë”, thuhet në ujëdinë mes dy vendeve.