array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kurti nuk ka thënë se mërgimtarët ‘kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë’

Deklarata

Mërgimtarët kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë, por vetem familjet e tyre

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Është i rremë pretendimi se Albin Kurti ka thënë “Mërgimtarët kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë, por vetem familjet e tyre”. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti nuk e ka thënë një gjë të tillë për mërgatën. Krypometër i ka kontrolluar postimet e bëra nga Kurti për diasporën dhe në asnjë prej tyre nuk është dhënë ndonjë qëndrim i tillë për diasporën. Diaspora kontribon drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës duke dërguar 1 miliard e 222 milionë euro brenda një viti (statistikat e BQK-së për dërgesat e diasporës gjatë vitit 2022).

Artikulli

Më 10.02.2024 faqja në Facebook “Komente Politike” (arkive) ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përshkrimin: “Albin Kurti: Mërgimtarët kurrë nuk e kanë ndihmuar shtetin tonë, por vetem familjet e tyre”

Për të vertetuar këtë konstatim, Krypometër ka kërkuar të gjitha postimet në të cilat është përmendur diaspora që i ka bërë kryeministri Albin Kurti në profilin e tij në Facebook. 

Në asnjë prej postimeve të bëra nga kryeministri Albin Kurti, nga data 22.03.2021 e deri më datën 10.02.2024, nuk është postuar ndonjë deklarim i tillë çfarë është postuar në faqen në Facebook ‘Komente Politike’.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në profilin e tij në Facebook, më datë 10.02.2024 nuk ka bërë asnjë postim rreth diasporës. Më 06.02.2024, Kurti ka publikuar një postim rreth skemës së re mbështetëse të Qeverisë për mbështetjen e energjisë së ripërtritshme. Kurse, më datë 08.02.2024, Kurti ka publikuar videon e fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit. Më datën 10.02.2024, Kurti ka publikuar fotografi dhe një përshkrim nga përkujtimi i dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të vrarë në protestat e organizuara në vitin 2007.

Kryepometri ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, lidhur me këtë çeshtje i cili ka thënë se raportimi është i rrëmë.

“Nuk është thënë një gjë e tillë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Është raportim i pavërtëtë”- u shpreh Kryeziu për Krypometër.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në vazhdimësi ka përgëzuar diasporën për kontributin e tyre të dhënë në Kosovë, si gjatë kohës në opozitë ashtu edhe gjatë kohës kur mori postin e kreut të Qeverisë.

Më 19.05.2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe se mbetet burimi kryesor në këtë drejtim.

Derisa, më 16.11.2023  në hapjen e Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, Kurti foli për kontributet e diasporës në Kosovë.

Më 25.08.2022 Kurti përmes një videoje i bëri thirrje diasporës që të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata”- ishte shprehur Kurti.

Diaspora ka një kontribut të drejtëpërdrejtë në ekonominë e Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, duke dërguar mjete monetare dhe gjesende të vlefshme apo duke investuar në blerje të patundshmërive apo hapjen e bizneseve si dhe duke shpenzuar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora vetëm në vitin 2022 ka dërguar 1 miliard e 222 milionë euro. Në vitin 2021, remitancat kishin vlerën prej 1 miliard e 153 milionë euro.