array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Foto: Facebook

Kur Donika Kadaj Fliste ‘Me Zemër’ për Kullën e Çakorrin

Deklarata

Donika Kadaj- Bujupi: Haradinaj tregtoi me Veselin. Jo lavdinë e tij të luftës, por lakminë e tij për pushtet. Pushtetin nëpërmjet një monedhe të trefishtë. Një vjet pazare me Kadrinë për postin e tij. Me monedhën kundrejt 205.000 nënshkrime qytetarësh kundër demarkacionit.

Donika Kadaj Bujupi

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Ajo në të kaluarën e la partinë në të cilin e nisi karrierën dhe postin e kryetares së grupit parlamentar të AAK-së për t’iu bashkuar Vetëvendosjes. Më vonë e akuzoi kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për afrim me PDK-në dhe mos-kundërshtim të demarkacionit. Donika Kadaj Bujupi përveç ndërrimit të partisë, së fundmi ka ndërruar qëndrim edhe ndaj marrëveshjes së Demarkacionit.

Artikulli

Vota e Donika Kadaj Bujupit ishte vendimtare në ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionit me Malin e Zi. Vetëm disa ditë para kalimit të marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvend, Kadaj-Bujupi u rikthye aty ku kishte nisur karrierën politike, në partinë e Ramush Haradinajt, për të cilin në dy vitet e fundit ajo pati fjalë të rënda.

PDK, LDK, AAK, Nisma, Adem Hodza dhe Donika Kadaj Bujupi i dhanë fund çështjes 2,000 ditore të Demarkacionit me Malin e Zi. 80 vota të deputetëve të Kosovës ishin të mjaftueshme që Kuvendi i Kosovës ta ratifikoj marrëveshjen e kufirit me shtetin fqinj, Malin e Zi.

Gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të vitit të kaluar, Donika Kadaj në një takim me qytetarët e Junikut kishte thënë se Haradinaj kishte tregtuar me Veselin për pushtetin.

“Haradinaj tregtoj me Veselin. Jo lavdinë e tij të luftës, por lakminë e tij për pushtet. Pushtetin nëpërmjet një monedhe të trefishtë. Një vjet pazare me Kadrinë për postin e tij. Me monedhën kundrejt 205.000 nënshkrime qytetarësh kundër demarkacionit. Monedhën kundrejt arrestimeve tona përderisa negocionte fshehtas me Pronto. Monedhën e Dukagjinit për SHIK-un”, kishte shkruar Kadaj Bujupi në Facebook.

Ndërsa e ftuar në emisionin Interaktiv të KTV-së, Kadaj Bujupi ia kishte përmendur AAK-së se aktivistë e deputetë kanë mbajtur bashkërisht 5 vite burg. E një vendim i AAK-së për të mos përdorur gaz lotsjellës pas krejt këtyre për Kadaj Bujupin kishin qenë të papranueshme.

“Nëse 9 muaj më parë ne ishim bashkë dhe kundërshtuam me gaz dhe bëmë të gjithë bashkë, aktivistë e deputetë bëmë gati 5 vite burg, për ta pezulluar 1 vit marrëveshje, është e papranueshme që kur kjo marrëveshje tentohet të sillet dhunshëm në kuvend, të kemi një tërheqje të tillë”, kishte thënë Donika Kadaj Bujupi në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së në gusht të 2016.

Kadaj-Bujupi një nga arsyet që kishte vendosur ta braktisë AAK-në për të kaluar në Vetëvendosje ishte vendosmëria e kësaj të fundit për t’i qëndruar besnike kauzës kundër ‘Zajednicës’ dhe ‘Demarkacionit’.

“Dhe krejt për fund me Lëvizjen e cila me priti ngrohtë në mesin e saj për të vazhduar bashkë deri në arritjen e qëllimit, të qëndrueshëm. Më lejoni që ta përmbyll këtë fjalë me thënien “ Po të më jepej mundësi të zgjedhja në mes të paqes dhe drejtësisë, do të zgjedhja drejtësinë”. Të dashur miq në rrethanat e krijuara unë u përcaktova për drejtësinë dhe mu për këtë sot jam këtu në mesin tuaj!”, ka thënë ajo me rastin e aderimit në Vetëvendosje.

Mirëpo të mërkurën, të gjitha këto ishin të pranueshme për deputeten Donika Kadaj Bujupi. Ajo votoi pro marrëveshjes së Demarkacionit, në dallim me ish-kolegët e saj në Vetëvendosje që u munduan ta pengojnë marrëveshjen për demarkacion me gaz lotsjellës. Shtatë deputetë të VV-së u arrestuan ditën e votimit për shkak të hedhjes së lotsjellësit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u votua dje nga deputetët e Kuvendit e Kosovës me 80 vota ‘për’ dhe 11 ‘kundër’.

Në qershor të vitit 2016 së bashku me kryetarin e tanishëm të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe disa deputetë e aktivistë tjerë të Vetëvendosjes kishin vendosur një tabelë me mbishkrimin “Mirë se Vini – Republika e Kosovës”, në pjesën ku ata pretendojnë se është kufiri.