array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

‘Kthesa’ e Ramush Haradinajt për Gjykatën Speciale

Deklarata

Ramush Haradinaj: S’ka zgjidhje tjetër, çdokush duhet me iu përgjigje një ftesë të tillë, duhet me u pastru prej çfarëdo dyshimesh apo akuzash… Kurrkujt si pëlqejnë këto zhvillime, por nuk bën me dështu Kosovën as në këtë veprim.

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Dikur, Ramush Haradinaj theksonte që të gjithë bashkëluftëtarët e tij duhet t’i përgjigjen thirrjes së Gjykatës Speciale, madje edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëse eventualisht ndaj tij ngritet aktakuzë. Ai kishte vlerësuar se Gjykata e formuar jashtë Kosovës, është e dëmshme, mirëpo pati vlerësuar se “nuk bën me e dështu Kosovën”, por duhet me iu përgjigjë asaj. Tash, Haradinaj ka ndërruar qëndrim. Thotë se është kundër speciales. Madje, deputetët e partisë së tij janë pjesë e iniciativës për shfuqizimin e ligjit për këtë Gjykatë, që do ta bënte këtë institucion jofunksional.

Artikulli

Kryeministri Haradinaj kohëve të fundit është duke provuar që ta bëjë të mundur shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale, duke përkrahur kështu një nismë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e këtij ligjit.

Në lidhje me këtë ka pasur reagime të ashpra nga ndërkombëtaret. Por më të ashpërit kanë qenë ambasadorët e Amerikës dhe ai i Britanisë së Madhe.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie kishte deklaruar se nëse Kosova e shfuqizon këtë ligj, do të largohet nga Europa e ShBA-ja.

“Nëse Kosova vendos ta shfuqizojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, do të largohet nga Europa, ShBA-ja dhe sundimi i ligjit”, kishte thënë Delawie.

Mirëpo këto qëndrime Haradinaj nuk i kishte pasur para më shume së 1 viti.

Në një intervistë për KALLXO.com në shtator të vitit 2016, Haradinaj kishte folur edhe për Gjykatën Speciale. Madje ai kishte deklaruar se është i gatshëm t’i përgjigjet nëse do të ishte njëri prej të akuzuarve.

“Si çdo herë jam i gatshëm ti përgjigjem ftesës. Pa asnjë problem”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ai e kishte komentuar edhe mundësinë e akuzimit të Presidentit Thaçi nga kjo Gjykatë, ku kishte deklaruar se do duhej t’i përgjigjej edhe ai edhe çdokush tjetër.

“S’ka zgjidhje tjetër, çdokush duhet me iu përgjigjë një ftesë të tillë, duhet me u pastru prej çfarëdo dyshimesh apo akuzash”, ishte shprehu Haradinaj.

Ndërsa kur u pyet se sa janë të gatshëm ti përballojnë këto gjykime ish ushtarët e UÇK-së dhe qytetarët, Haradinaj përgjigjet kështu:

“Është gabim që është bërë jashtë vendit, e sa janë të gatshëm, kurrkujt si pëlqejnë këto zhvillime por nuk bënë më dështu Kosovën as në këtë veprim”, kishte thënë në mes tjerash Haradinaj.