array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Kryetari i Vushtrrisë i bie pishman heqjes së monopolit në pastrimin e qytetit

Deklarata

Xhafer Tahiri (tetor 2017):  “Do të heqim monopolin e kompanisë regjionale “Uniteti”  dhe ky menaxhim do të bëhet edhe në qytet edhe në fshatra”.

Xhafer Tahiri ( korrik 2020): “Vlerësimi ynë tani për tani është që nuk ka nevojë për kompani tjera”.

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Deri më tani, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nuk e ka mbajtur premtimin e tij për largimin e monopolit të kompanisë “Uniteti” për largimin e mbeturinave brenda Vushtrrisë. Tahiri po ashtu ka ndërruar qëndrimin sa i përket nevojës së heqjes së këtij monopoli, duke thënë se tani për tani nuk kanë nevojë për kompani të tjera që kryejnë të njëjtin shërbim.

Artikulli

Komuna e Vushtrrisë pastrohet në tërë territorin e saj nga ndërmarrja publike e quajtur “Uniteti”, kompani kjo që pastron edhe komunat përreth Vushtrrisë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, në emisionin Debat Pernime , kishte premtuar se do të largojë monoplin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave, “Uniteti” në Vushtrri.

“Menaxhimi i mbeturinave me partneritet publiko-privat, do të heqim monopolin e kompanisë regjionale ‘Uniteti’  dhe ky menaxhim do të bëhet edhe në qytet edhe në fshatra”, kishte thënë Xhaferi më 9 tetor të vitit 2017

Ndonëse Tahiri është në vitin e tretë të qeverisjes, Kompania “Uniteti”  vazhdon  të jetë e vetmja e cila mbledh mbeturinat në Komunën  e Vushtrrisë.

Tahiri në një përgjigje për KALLXO.com tani tha se nuk e shohin të nevojshme angazhimin e një kompanie tjetër.

“Vlerësimi ynë tani për tani është që nuk ka nevojë për kompani tjera. Sivjet kemi porositur 2 kamionë që do të përmirësojnë edhe më shumë cilësinë e shërbimeve të “Unitet-it”njësia në Vushtrri”, tha ai.

Sipas të dhënave nga komuna, kjo kompani kryen shërbime në 65 fshatra të Vushtrrisë.

“Nga marrja e detyrës në dhjetor 2017, ku kishte vetëm 40% e territorit të Vushtrrisë mbulueshmëri me shërbim të mbledhjes së mbeturinave, për 6 muaj ne e kemi shtrirë shërbimin në tërë territorin e Komunës, pra në 65 fshatra të Vushtrrisë.  Kemi shpërndarë mbi 8,500 kontejnerë familjar 1.1 metër kub për secilën familje në Vushtrri dhe kemi ndërruar të gjithë kontejnerët në qytet”, tha ai.

KALLXO.com ka raportuar për deponitë ilegale të mbeturinave në Komunën e Vushtrrisë.

(FOTO) Vushtrri: Rikthehet deponia e mbeturinave në fshatin Pestovë

FOTO – Mbeturinat afër lumit Sitnica në Vushtrri