array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Naim Ismajli | Foto: KALLXO.com

Kryetari i Shtimes e mban fjalën, i eliminon dobësitë në pasqyra financiare

Deklarata

“Ne kemi pasur probleme shumë me free-balancet në vitet e para që tash nuk e kemi më në vitin e fundit dhe duhet të themi që kjo e gjetur dhe rekomandim që ka të bëj me regjistrimin e pasurisë përfundon këtë vit”

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli

Vlerësimi

E vërtetë

Në raportin e auditimit të vitit 2018, i cili është publikuar në muajin maj të vitit 2019, Komuna e Shtimes ka marrë opinion të pamodifikuar. Ashtu siç kishte premtuar kryetari Ismajli, Komuna e Shtimes nuk ka pasur theksim të çështjes në lidhje me regjistrimin e pasurisë.

Artikulli

Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Shtimes, të mbajtur në fund të vitit 2018, kryetari Naim Ismajli, kishte premtuar më nuk do të ketë theksim të çështjes në lidhje me regjistrimin e pasurisë.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017, vazhdimisht Auditori i Përgjithshëm kishte dal me opinion të pamodifikuar po me theksim të çështjes.

Sipas Auditorit, Komuna e Shtimes kishte  probleme me regjistrin e pasurive, kështu duke mos evidentuar edhe investimet e reja madje duke bërë edhe nënvlerësimin e pasurive ekzistuese.

Por në debatin e mbajtur, Ismajli kishte dhënë premtimin se ky problem më nuk do të përsëritet dhe si rrjedhojë e kësaj më nuk do të ketë gjetje dhe rekomandime nga ana e Auditorit në lidhje me këtë çështje.

“Ne kemi pasur probleme shumë me free-balancet në vitet e para që tash nuk e kemi më në vitin e fundit dhe duhet të themi që kjo e gjetur dhe rekomandim që ka të bëj me regjistrimin e pasurisë përfundon këtë vit. Ne para dy jave e kemi diskutu të gjithë azhurnimin e të dhënave që e ka bërë zyra e financave në e-service se është ajo pjesa e e-shërbimit ku kanë qasje dhe krijohet transparenca, ka qenë pjesa e pasurisë nën 1 mijë euro, ajo ka qenë sfida kryesore, tash zyra e pranimit të mallit veç e koordinuar, zyrtari është certifikuar, çdo blerje bën azhurnimin e të dhënave dhe kjo më nuk do të jetë e gjetur dhe as rekomandim”, kishte deklaruar Ismajli në debat.

Në raportin e auditimit të vitit 2018, i cili është publikuar në muajin maj të vitit 2019, Komuna e Shtimes ka marrë opinion të pamodifikuar. Ashtu siç kishte premtuar kryetari Ismajli, Komuna e Shtimes nuk ka pasur theksim të çështjes në lidhje me regjistrimin e pasurisë.

Auditori jep një opinion të pa-modifikuar nëse arrin në përfundimin se pasqyrat financiare janë përgatitur, në të gjitha aspektet materiale, në pajtim me kornizën e zbatueshme financiare.

“Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2018 paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale”, thuhet në opinionin e pamodifikuar të Auditorit në vitin 2018.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur më shumë shkelje në Komunën e Shtimes në vitin 2018 krahasuar me vitin paraprak. Auditori i ka dhënë 17 rekomandimeve kësaj komune për t’i adresuar shkeljet dhe dobësitë e identifikuar gjatë auditimit të pasqyrave financiare të vitit 2018.

Në vitin 2017, Komuna e Shtimes i kishte pranuar vetëm 10 rekomandime nga auditori. Numër të njëjtë të rekomandimeve kishte pranuar edhe në vitin 2016.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Shtimes në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Shtime në vitin 2018.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Shtimes është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Debati në Komunën e Shtimes është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook.

LIVEDebat rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga komuna e Shtimes

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 30 novembre 2018