array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Naim Ismaili, PDK, Shtime. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Shtimes e mban fjalën, ndan pronën me bashkëshorten

Deklarata

Naim Ismajli: “Nuk më prish punë që prona të jetë edhe në emër të bashkëshortes. Do ta bart pronën edhe në emër të gruas, por jo fëmijëve. Pas zgjedhjeve do të bart pronën edhe në emër të bashkëshortes”.

Naim Ismajli

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Kryetari i Komunës së Shtimës nuk e ka mbajt premtimin sa i përket kohës së realizimit të premtimit të tij që të ndajë pasurin me bashkëshorten, sepse kishte premtuar se bartja do të ndodh menjëherë pas zgjedhjeve. Edhe pse, premtimin Ismajli e ka realizuar me disa muaj vonesë, krypometri e vlerëson si pjesërisht e vërtetë. Pra, nuk është mbajt fjala, por është çka është më e rëndësishmja ka ndodh bartja e pronës.

Artikulli

Në Debat Pernime, Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli pati premtuar se do ta bëjë bashkëshorten e tij bashkëpronare në pronat e tij.

Ai pati thënë se në kohën kur e kanë ndërtuar shtëpinë nuk ka pasur procedura lehtësuese për të ndarë pronën edhe në emër të bashkëshortes, ndërsa pati premtuar se do ta bëjë bashkëpronare gruan e tij.

“Nuk më prish punë që prona të jetë edhe në emër të bashkëshortes. Do ta bart pronën edhe në emër të gruas, por jo fëmijëve. Pas zgjedhjeve do të bart pronën edhe në emër të bashkëshortes”, ka thënë Ismajli.

Gjatë kësaj jave kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka përfunduar procedurat dhe i ka bartur gjysmën e pronës në emër të bashkëshortes.

KALLXO.com ka siguruar edhe dokumentin ku shihet përfundimi i procedurës për bashkëpronësi.

Gjatë zgjedhjeve komunale, moderatorja Jeta Xharra pati pyetur të gjithë kandidatët nëse do të regjistrojnë pronat edhe në emër të grave.

Avokati i Popullit pati thënë se e drejta e trashëgimisë duhet të jetë e barabartë.