array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Lipjanit uli numrin e drejtoreshave në kabinet

Deklarata

Imri Ahmeti (21.09.2021) – “Sa më shumë do të ju jap mundësi, katër drejtoresha janë nga 12 drejtori, do të mundohemi ta rrisim”

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti

Vlerësimi

Me kos

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka emëruar tri gra dhe dhjetë burra në krye të drejtorive komunale. Ahmeti përveç se nuk ka emëruar numrin e njëjtë të grave si në mandatin e kaluar, ai e ka ulur numrin e drejtoreshave. Nga katër sa i kishte në mandatin e kaluar, ai i ka emëruar vetëm tri gra në kabinetin e tij. Ai nuk e ka mbajtur premtimin se do të mundohet ta rris numrin e drejtoreshave.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili për herë të tretë ka ardhur në krye të komunës, ka emëruar drejtorët komunalë me të cilët do të udhëheqë komunën në katër vitet e ardhshme.

Ahmeti në këtë mandat për dallim nga i kaluari, ka ulur numrin e grave drejtoresha.

Derisa në mandatin e kaluar ka pasur katër gra në kabinet, këtë mandat ai ka emëruar vetëm tri gra në krye të drejtorive.

Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër i është besuar Safete Amerllahut; Drejtoria për Administratë do të udhëhiqet nga Elmaze Behluli-Maqedonci ndërsa drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport do të jetë Anila Reqica-Llugiqi.

Ndërkaq dhjetë drejtori u janë besuar burrave. Drejtor për Infrastrukturë është emëruar Sead Aliu; drejtor për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit është do të jetë Imri Semetishti; drejtor i Inspektoratit është emëruar Flamur Sylejmani; Rexhep Bexheti do të udhëheqë Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari; Shkelzen Hajdini do të jetë në krye të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale; në Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim është emëruar Valon Pacolli; drejtor për Prokurim do të jetë Bekim Shabani; drejtor për Buxhet dhe Financa është emëruar Latif Ramadani; në krye të Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim do të jetë Imer Rrustemi ndërsa Rasim Hasani do të udhëheqë me Drejtorinë e Arsimit.

Në emisionin “DebatPernime” me kandidatët për kryetar të Lipjanit, i cili është mbajtur më 21 shtator, Imri Ahmeti nga LDK kishte premtuar se do të mundohet të rris numrin e grave drejtoresha.

“Sa më shumë do të ju jap mundësi, katër drejtoresha janë nga 12 drejtori, do të mundohemi ta rrisim”, kishte premtuar Ahmeti.

Por Ahmeti përveç se nuk ka emëruar numrin e njëjtë të grave si në mandatin e kaluar, ai e ka ulur numrin e drejtoreshave. Nga katër sa i kishte në mandatin e kaluar, ai i ka emëruar vetëmr tri gra në kabinetin e tij. Ai nuk e ka mbajtur premtimin se do të mundohet ta rris numrin e drejtoreshave.

Imri Ahmeti ka fituar me rezultat të thellë kundër kandidatëve të tjerë për kryetar të Lipjanit në rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Ahmeti ka marrë 15,541 vota apo 56,42% ndërsa pas tij është radhitur Adnan Rrustemi me 6,435 apo 23,36%.

Më 26 nëntor është konstituar Kuvendi Komunal i Lipjanit me 31 këshilltarë dhe Imri Ahmeti është betuar si kryetar i Lipjanit. Në të njëjtën ditë Daut Azemi është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Lipjanit.