array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Kaçanikut emëron vetëm tri gra në krye të drejtorive

Deklarata

Besim Ilazi (30.09.2021) – “Nga nëntë drejtori që kemi nën tri (gra) nuk do të jetë, ndoshta do të jenë katër apo pesë, nuk mund të garantoj, megjithatë tri janë të sigurta”.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi

Vlerësimi

Me kos

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka emëruar 1/3 e kabinetit gra, pra 3 nga 9 drejtoritë që janë në këtë komunë. Ilazi kishte premtuar që ky numër mund të jetë më i madh se tri, por kjo nuk është realizuar prej tij.

Artikulli

Kryetari i Komunës se Kaçanikut, Besim Ilazi ka emëruar ekipin me të cilin do të udhëheqë komunën në katër vitet e ardhshme.

Nga nëntë drejtoritë që i ka kjo komunë, tri prej tyre do të udhëhiqen nga gratë. Dardana Tafili Dauti do të drejtojë Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, Hafize Sallahu do të jetë në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, ndërsa Pranvera Loku Zharku do të jetë drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik.

Në emisionin “DebatPernime” me kandidatët për kryetar të Kaçanikut, i cili është mbajtur më 30 shtator, Besim Ilazi kishte premtuar se në krye të drejtorive do të jenë së paku tri gra.

“Nga nëntë drejtori që kemi nën tri (gra) nuk do të jetë, ndoshta do të jenë katër apo pesë, nuk mund të garantoj, megjithatë tri janë të sigurta”, ka thënë Ilazi.

Ndërsa gjashtë drejtoritë e tjera do të udhëhiqen nga burrat. Sali Malsiu do të jetë drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zahir Doda do të udhëheqë me Drejtorinë e Arsimit, Bahri Selimi do të jetë në krye të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Qamil Stagova do të jetëDrejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ramadush Osmani- Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave,  Suad Dullovi – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve komunale, më 17 nëntor, Besim Ilazi nga PDK-ja kishte marrë 7 mijë e  373 ose 53,91% vota, duke lënë prapa kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Raka me 6 mijë e 304 ose 46,09%.

Mirëpo në këtë mandat kanë lidhur koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njoftim të cilin e ka bërë të ditur dega e AAK-së në Kaçanik më 29 nëntor të vitit 2021.

“Gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja për koalicion mes Aleancës për Ardhmërinë e  Kosovës , me Partinë Demokratike dega në Kaçanik  për bashkëqeverisje lokale gjatë katër viteve  të ardhshme”, thuhej në njoftimin e AAK-së.

Në Kuvendin Komunal të Kaçanikut, PDK do të përfaqësohet nga 12 asamblistë, LVV-ja me tetë asamblistë, LDK-ja katër asamblistë, ndërsa AAK-ja dy asamblistë dhe NISMA një asamblistë.