array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Stacioni i Autobusëve në Junik. FOTO-KALLXO.com

Kryetari i Junikut ndërron fjalët për stacionin e autobusëve

Deklarata

Agron Kuçi ( tetor 2017) “Do të ketë stacion të autobusëve, po aty brenda dy viteve, nuk mund të them brenda vitit 2018, brenda dy viteve do të kemi një stacion të autobusëve modern bashkë me një aneks për taksitë e qytetit”

 

Agron Kuçi ( nëntor 2020) “E kemi ndryshu mendjen. Nuk do të ndërtojmë këtu. Do të kërkojmë lokacion të ri. Jemi në fazë të hulumtimit, kemi ndryshu mendje gjatë rrugës, këtu ku është do të mbetet hapësirë e gjelbër”

Agron Kuçi, Kryetar i Junikut

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi nuk e ka mbajtur premtimin e tij për ndërtimin e stacionit të autobusëve bashkë me një aneks për taksitë. Kuçi po ashtu ka ndërruar qëndrim sa i përket lokacionit se ku do të ndërtohet ky stacion. Ai ka thënë se stacioni i autobusëve nuk do të ndërtohet aty ku është por janë duke kërkuar një vend të ri për të.

Artikulli

Komuna e Junikut me rreth 6 mijë banorë tash e disa vite përballet me gjendjen jo të mirë të stacionit të autobusëve.

Për këtë kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi në Debat Pernime më 2017 pati premtuar ndërtimin e një stacioni modern bashkë me një aneks për taksitë.

“Do të ketë Stacon të Autobusëve, po aty brenda dy viteve, nuk mund të them brenda viti 2018 brenda dy viteve do të kemi një Stacion të Autobusëve modern bashkë me një aneks për taksitë e qytetit”, kishte thënë ai.

Por duket se rrugës Kuçi ka ndërruar mendje. Edhe sot Juniku vazhdon të ketë stacionin e gjendjen e njëjtë.

I pari i Junikut në emisionin, “ Jeta në Komunë” ka thënë se stacioni i ri i autobusëve nuk do të ndërtohet në lokacionin aktual por janë në kërkim të një destinacioni tjetër.

“E kemi ndryshu mendjen. Nuk do të ndertojmë këtu. Do të kërkojmë lokacion të ri. Jemi në fazë të hulumtimit, kemi ndryshu mendje gjatë rrugës këtu ku është do të mbetët hapësirë e gjelbër”, ka deklaruar Kuçi.