array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Agim Aliu, Foto:Agim Aliu, Facebook

Kryetari i Ferizajt emëron vetëm dy gra në krye të drejtorive komunale

Deklarata

Agim Aliu (21.09.2021) – “Ne kemi pasur një avancim dhe një përfaqësim të mirë gjinor në qeverisjen aktuale. I kemi pasur katër drejtore dhe kryesuesen e Kuvendit. Unë zakonisht jam i matur në premtime se atë çka e them e bëj prandaj edhe sot jam i matur. Janë 11 drejtori, nëse është e mundur dhe gjejmë përfaqësim të duhur gjinor do t’i bëjmë 50%. Ndoshta i kaloj mbi 50% po nuk e di se çka do të thuash ti atëherë”

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Vlerësimi

Me kos

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar vetëm dy gra në krye të drejtorive komunale nga 11 drejtori sa janë gjithsej në këtë komunë. Në mandatin e parë, Aliu kishte emëruar katër drejtoresha ndërsa në mandatin e dytë ky numër ka rënë në 2 apo vetëm 18%. Aliu në “Debat Pernime” kishte premtuar se do të mundohet të arrijë 50% por kjo nuk është bërë.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar 11 drejtorët e kabinetit të tij, me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë me radhë në krye të Ferizajt.

Nga 11 drejtoritë, vetëm dy nga to do të udhëhiqen nga gratë. Sebahate Ajeti do të drejtojë drejtorinë e Financave, ndërsa Xhemile Murati – Shabani do të jetë në krye të drejtorisë së Kulturës.

Në emisionin “DebatPernime” me kandidatët për kryetar të Ferizajt,  i cili është mbajtur më 21 shtator, Agim Aliu nuk kishte dhënë ndonjë numër por kishte thënë se do të mundohet të arrijë 50% të grave në krye të drejtorive.

“Ne kemi pasur një avancim dhe një përfaqësim të mirë gjinor në qeverisjen aktuale. I kemi pasur katër drejtore dhe kryesuesen e Kuvendit. Unë zakonisht jam i matur në premtime se atë çka e them e bëj prandaj edhe sot jam i matur. Janë 11 drejtori, nëse është e mundur dhe gjejmë përfaqësim të duhur gjinor do t’i bëjmë 50%. Ndoshta i kaloj mbi 50% po nuk e di se çka do të thuash ti atëherë”, kishte deklaruar Aliu.

Edhe pse Aliu kishte arritur të fitojë pushtetin për mandatin e dytë me radhë qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, ai ka lidhur koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe listën “Ne mundemi”.

“Është koalicion, me AAK-në është vazhdu koalicioni gjithashtu edhe Nismën, ndërsa në koalicion është shtuar lista “Ne mundemi”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci.

Përveç drejtorisë së Financave dhe asaj të Kulturës që do të udhëhiqen nga gratë, nëntë drejtoritë e tjera do të udhëhiqen nga burrat. Afrim Llabjani (PDK) – drejtor i Arsimit; Arben Halili (AAK) – drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës; Besnik Berisha (Nisma) – drejtor i Administratës së Përgjithshme; Kemajl Emini – drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Burim Bajrami – drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë; Balton Dërguti (Ne mundemi) – drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit; Sabri Murseli (PDK) – drejtor i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit; Arbër Bytyqi – drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit dhe Meriton Hajdini – drejtori i Infrastrukturës.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Agim Aliu ka fituar me 30,627 vota ose 62,38%.

Në Kuvendin Komunal të Ferizajt, PDK do të përfaqësohet nga 17 asamblistë, LVV-ja me 9 asamblistë, LDK-ja dhe AKR-ja me nga katër asamblistë, ndërsa nga dy asamblistë do t’i kenë “Reformimi Demokratik për Ferizajn” dhe NISMA, kurse lista “Ne mundemi”, Lista e Ashkalinjve dhe AKR-ja do të kenë nga një asamblist.