array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

KRPP mban fjalën për zbatimin e plotë të ‘E-Prokurimit’

Deklarata

Agron Ibishi: Objektivat janë që në shtator të këtij viti të fillohet me prokurime online, s’ka oferta fizike në prokurime qendrore, tek Agjencia i Prokurimit Qendror, ndërsa në janar të 2019 ofertat fizike të ndalohen.

 

Agron Ibishi

Vlerësimi

E vërtetë

KRRP mbajti fjalën për ndalimin e ofertave fizike në Agjencinë Qendrore të Prokurimit. Përkundër që KRPP-ja tashmë është vonuar shumë deri tek ky vendim, premtimi i dhënë nga përfaqësuesi i KRPP-së për datën e implementimit të plotë të prokurimit elektronik është mbajtur.

Artikulli

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik është treguar i saktë në datat e implementimit të tërësishëm të prokurimit online.

Agron Ibishi, zyrtar në KRPP, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’  më 10 maj të vitit 2018 premtoi se ofertat fizike për tenderë do të ndaloheshin në nivel qendror, në muajin shtator.

“Objektivat janë që në shtator të këtij viti  të fillohet me prokurime online , s’ka oferta fizike në prokurime qendrore, tek Agjencioni i Prokurimit Qendror ndërsa  në janar të 2019 ofertat fizike të ndalohen”, tha Ibishi.

Komisioni Rregullavit i Prokurimit Publik ka marrë vendim për dixhitalizimin e tërësishëm të procedurave prokuruese për tenderë të vlerave të mëdha ( mbi 250 mijë euro).

Sipas njoftimit të KRPP-së, të gjitha institucionet që do të hapin tenderë për shërbime, punë apo furnizim me produkte, duhet të kërkojnë që ofertat nga bizneset të bëhen në mënyrë elektronike.

“Të gjitha aktivitetet e prokurimeve me vlerë të madhe  të cilat do të  zhvillohen  nga Autoritetet kontraktuese  nga data 01.09.2018 (Njoftimet për Kontrate te cilat publikohen në ose pas kësaj date) do të jenë krejtësisht elektronike duke përfshirë edhe dorëzimin e ofertave (nuk do te ketë dorëzimi te ofertave fizike)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, urdhëri i njëjtë është dhënë për tenderë të çfarëdo vlere të kontraktuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, që nga data 5 korrik i këtij viti.

3 shtatori i këtij viti shënon datën kur fillon detyrimi ligjor për institucionet që të publikojnë të gjitha kontratat e lidhura me biznese për punë, shërbime apo furnizimet me produkte.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka miratuar Ndryshim/Plotësimin e Rregullores dhe Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik  A 01, e cila parasheh transparencë të plotë mbi këto kontrata.

KALLXO.com do të verifikojë vërtetësinë e premtimit për ndalimin e tërësishëm të ofertave fizike në janarin e vitit 2019.

https://kallxo.com/zyrtare-hapen-te-gjitha-kontratat-e-institucioneve-me-biznese/