array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Konsulli i ri “ia huq”, i shton dy vite në përvojën e punës

Deklarata

Flakron Shala (25.11.2020) -“I gjithë ky proces është bazuar në CV-në time dhe përvojën pesë vjeqare në pozitën si Menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në bordin e drejtorëve në Kompaninë Çeke Elanor”

Flakron Shala

Vlerësimi

Rrenë

Kompania Elanor por edhe vetë Flakron Shala pas këtij postimi kanë pohuar se Shala në fakt i ka vetëm 3 vjet pune në këtë kompani dhe jo 5 siç kishte pretenduar ai.

Artikulli

Djali i Deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala në reagimin e tij pas lajmeve për emërimin e tij si Konsull i Përgjithshëm në Çeki ka thënë se ka punuar për 5 vite si menaxher për Ballkan në kompaninë ‘Elanor’

“Në pozitën Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës jam emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të Presidentit të Kosovës. I gjithë ky proces është bazuar në CV-n time dhe përvojën pesë vjeqare në pozitën si Menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në bordin e drejtorëve në Kompaninë Çeke Elanor a.s. pëfshirë kualifikimin universitar me gradën Master i Ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi Teoria e Ekonomisë”, ka shkruar ai.

Mirëpo në webfaqen e zyrtare të kompanisë, thuhet se Flakron Shala është emëruar menaxher i kompanisë për Kosovë  dhe anëtar i bordit mbikëqyrës më 1 gusht të këtij viti.

Po ashtu në të dhënat e kompanisë, thuhet se ai është punësuar në këtë kompani para 3 viteve si punëtor pa u specifikuar pozita e tij dhe jo para 5 viteve siç pretendon Shala.

Në lidhje me këtë, KALLXO. com ka kontaktuar zyrtaren e burimeve njerëzore në kompaninë ‘Elanor’, Patricie Netolicka e cila ka konfirmuar se të dhënat e publikuara në web-faqen e kompanisë janë të sakta.

“Ai është menaxher i ‘Elanor’ për Kosovë dhe është emëruar këtë vit në gusht”, ka thënë ajo.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe vet Flakron Shalën i cili ka thënë se në postimin e tij ka ndodhur një gabim teknik.

“Ishte një gabim i vogël, në Elanor a.s  punoj që 3 vjet, në gusht kompania më ofroi të isha pjesë e bordit të drejtorëve dhe menaxher i vendit. Dhe shumë shpejt kompania do filloj investimin në Kosovë”, ka thënë ai për KALLXO.com.

‘Elanor’  është një kompani e cila është aktive në Republikën Çeke dhe në Sllovaki e cila ofron produkte dhe shërbimeve në fushat e Burimeve Njerëzore dhe sistemeve të informacionit dhe gjithashtu në ofrimin e shërbimeve të jashtme të pagave.