array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Konstatimi i rremë për ‘stresin e Vuçiqit’ rreth deklaratave për NATO-n 

Deklarata

“NATO-s i duhet Kosova” – Kjo po e ben Vuçiqin me stгes të madh sepse…”

Vlerësimi

Rrenë

Përmbajtja e publikuar në titullin e postimit në “Lexo Sot” nuk mbështetet nga materiali i publikuar brenda artikullit.  Artikulli nuk ofron asnjë provë apo mbështetje se presidenti serb është në stres nga deklarata e ministrit Mehaj.

Gjatë raportimit gazetarët duhet t’i mbështesin konstatimet në prova dhe burime të identifikueshme. Materiali në fjalë nuk mbështetet në burime dhe prova të identifikueshme.

Artikulli

Në faqen e internetit “news308media.com” është publikuar një artikull me datën 4 mars 2022 me titullin “NATO-s i duhet Kosova” – Kjo po e ben Vuçiqin me stгes të madh sepse…”

E njëjta përmbajtje është shpërndarë në faqen e Facebook-ut “Lexo Sot” me datën 4 mars 2022 dhe me 9 gusht 2022.

Informacioni i publikuar i është referuar një postimi të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, të cilin e ka publikuar në “Facebook” me datën 3 mars 2022.

E gjithë përmbajtja është postimi i Ministrit Mehaj ndërsa në asnjë moment deklarata e Ministrit nuk përmend stres apo shqetësim tek Vuçiq.

Për më tepër në artikull nuk ka asnjë burim të cituar për “stresin” e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, siç pretendohet në titull. 

Në përmbajtjen e artikullit është cituar vetëm postimi i ministrit Mehaj i cili thotë se NATO-s i duhet Kosova.