Konstatimi i pasaktë se gjithë serbët e kanë bojkotu regjistrimin e popullësisë në Kosovë
Deklarata
Shqip: Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë u bë pa pjesëmarrjen e serbëve
Serbisht: Završen popis na Kosovu bez učešća Srba
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Serbisht:
Objava sa tvrdnjom “Završen popis na Kosovu bez učešća Srba” nije tačna. Šef Agencije za statistiku rekao je da se deo Srba koji žive u četiri opštine sa srpskom većinom nije registrovao u Opštem popisu stanovništva na Kosovu koji je održan tokom aprila i maja 2024. Međutim, rekao je da su se Srbi koji žive u drugim opštinama registrovali u skladu sa zakonom. Na Kosovu postoji 10 opština sa srpskom većinom, od kojih su 4 na severnom delu Kosova.
Shqip: Postimi me konstatimin se “Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë u bë pa pjesëmarrjen e serbëve”- nuk është i saktë. Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave ka thënë se një pjesë e serbëve që jetojnë në katër komunat me shumicë serbe nuk janë regjistruar në Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullësisë në Kosovë që është zhvilluar gjatë muajit prill dhe maj 2024. Megjithatë, ai ka thënë se serbët që jetojnë nëpër komunat tjera janë regjistruar si kërkohet me ligj. Në Kosovë janë 10 komuna me popullësi shumicë serbe, 4 prej të cilëve janë në pjesën veriore të Kosovës.
Artikulli
Më 28.05.2024 faqja në Facebook “Kompas-info.com” ka publikuar një fotografi (arkiva) me mbishkrimin “Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë pa pjesëmarrjen e serbëve”.
Sipas “Kompas-info.com” i gjithë komuniteti serb në Kosovë ka bojktuar procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka analizuar deklaratat e bëra nga zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nga fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.
Më 07.05.2024, ushtresi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka konfirmuar se të gjitha komunitetet në Kosovë janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitet janë t`u marrë pjesë. Ka ende një hezitim nga komuniteti serb në veri por një pjesë e tyre është duke u regjistruar. Ka një hezitim, e përsëris, por një pjesë është duke u regjistruar. Në pergjithësi, projekti i regjistrimit është duke shkuar sipas parashikimeve”- ka thënë Kastrati.
Edhe në konferencën e mbajtur më 29.04.2024, Kastrati kishte folur mbi regjistrimin e komunitetit serb në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Ai kishte konfirmuar se komuniteti serb në katër komunat në veri të Kosovës janë duke hezituar të regjistrohen, por jo edhe të tjerët, ndonëse në numër më të vogël.
“Në pjesën veriore ka edhe komunitete tjera joserbe që jetojnë dhe ata janë duke u regjistruar, ndërsa komuniteti serb ende heziton… Ka një regjistrim, por numri është i vogël. Ata duhet ta dinë se regjistrimi është një e mirë për ata. Mospjesëmarrja në regjistrim do të thotë se ata nuk ekzistojnë”- ka deklaruar Kastrati.
Po ashtu më 22.04.2024 ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së kishte thënë se të gjitha komunitetet në Kosovë janë duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.
“Të gjitha zonat në Kosovë dhe të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim. Edhe komuniteti serb është duke marrë pjesë në regjistrim në të gjitha zonat dhe komunat”- kishte theksuar kryeshefi i ASK-së.
Krypometër ka kontaktuar me nën-kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani i cili ka thënë se janë regjistruar serbët e kësaj komune.
“Serbët kanë qenë të përfshirë në gjithë procesin e Regjistrimit të Popullësisë. Kemi pas serb anëtarë të komisionit komunal të regjistirmit, kemi pas regjistrues dhe mbikqyrës serb. Gjithashtu mund të konfirmoj që janë regjistruar pjesa dërmuese e qytetarëve dhe familjeve serbe që jetojnë në Fushë Kosovë”- ka thënë Osmani për Krypometër.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë nisi më 05.04.2024 dhe zgjati deri ma 24.05.2024. Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, pritet që numri i popullsisë të jetë rreth 1.6 milionë banorë rezidentë dhe 600 mijë banorë nga diaspora.
Partia e Serbëve të Kosovës iu kishte bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë. Kjo parti tha se procesi i Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë është i papranueshëm për ta dhe vjen në momentin më sfidues politik dhe të sigurisë.
**********************
Netačan nalaz da su svi Srbi bojkotovali popis stanovništva na Kosovu
Dana 28.05.2024. godine, stranica na Facebooku “Kompas-info.com” objavila je fotografiju (arhiva) sa natpisom “Završen popis na Kosovu bez učešća Srba”.
Prema “Kompas-info.com”, cela srpska zajednica na Kosovu bojkotovala je proces popisa stanovništva na Kosovu. Da bi proverio ovu tvrdnju, Krypometër je analizirao izjave zvaničnika Agencije za Statistiku Kosova od početka procesa popisa stanovništva na Kosovu.
Dana 07.05.2024, vršilac dužnosti direktora Agencije za Statistiku Kosova, Avni Kastrati, je potvrdio da sve zajednice na Kosovu učestvuju u procesu popisa stanovništva.
“U svim opštinama na Kosovu postoji popis, sve zajednice učestvuju. Još uvek postoji nakakvo oklevanje kod srpske zajednice na severu, ali deo njih se registruje. Postoji oklevanje, ponavljam, ali deo njih se registruje. Generalno, projekat popisa ide prema predviđanjima.”- rekao je Kastrati.
I na konferenciji održanoj 29.04.2024, Kastrati je govorio o popisu srpske zajednice u procesu popisa stanovništva.
Potvrdio je da srpska zajednica u četiri opštine na severu Kosova okleva da se registruje, ali ne i ostali, iako u manjem broju.
“Na severnom delu ima i drugih nesrpskih zajednica koje žive tamo i oni se registruju, dok srpska zajednica još uvek okleva… Postoji registracija, ali je broj mali. Oni moraju znati da je popis koristan za njih. Neučestvovanje u popisu znači da ne postoje.”- rekao je Kastrati.
Takođe, 22.04.2024. godine, vršilac dužnosti direktora ASK-a je rekao da sve zajednice na Kosovu učestvuju u popisu stanovništva.
“Sva područja na Kosovu i sve zajednice učestvuju u popisu. I srpska zajednica učestvuje u popisu u svim područjima i opštinama.”- naglasio je šef ASK-a.
Krypometër je kontaktirao zamenika predsednika opštine Kosovo Polje, Besnika Osmanija, koji je rekao da su se Srbi iz te opštine registrovali. “Srbi su bili uključeni u ceo proces popisa stanovništva. Imali smo srpske članove opštinske komisije za popis, imali smo srpske popisivače i nadzornike. Takođe mogu potvrditi da je većina srpskih građana i porodica koje žive u Kosovo Polju registrovana.”- rekao je Osmani za Krypometër.
Proces popisa stanovništva na Kosovu započeo je 05.04.2024. i trajao je do 24.05.2024. Prema rečima vršioca dužnosti direktora ASK-a, Avnija Kastratija, očekuje se da će broj stanovnika biti oko 1,6 miliona rezidentih stanovnika i 600 hiljada iz dijaspore.
Kosovska Srpska partija je pozvala srpske građane na Kosovu da bojkotuju popis stanovništva. Ova partija je rekla da je proces popisa stanovništva na Kosovu za njih neprihvatljiv i dolazi u najizazovnijem političkom i bezbednosnom trenutku.