array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Konspiracioni se Edi Rama është i klonuar

Deklarata

Alfred Cako “trοndίt”, Edí Rαmα është klοnuαr, i vërteti ja ku ndodhet

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Alfred Cako “trοndίt”, Edí Rαmα është klοnuαr, i vërteti ja ku ndodhet” nuk është i bazuar në fakte, por është një teori e konspiracionit. Në artikull nuk është dhënë asnjë burim e as fakt që e mbështet konstatimin e bërë në titull. 

Artikulli

Më 18 janar 2023 faqja “In Albania” shpërndau një lajm me titull “Alfred Cako “trοndίt”, Edí Rαmα është klοnuαr, i vërteti ja ku ndodhet”.

I njëjti artikull me po këtë përshkrim është shpërndarë edhe në faqe tjera si: Plisi Press, Illyria Press, Infinity Press.

Artikulli me të njëjtin titull qarkullon në internet që nga viti 2020.

Lajmi është bazuar në një deklarim të Alfred Cakos në emisionin ‘E diell” në Top Channel më 20 dhjetor 2020.

“Dëshironi një konspiracion 100%, mbasi u kthye nga SHBA kryeministri jonë, nuk është më Edi Rama këtu, por është një klon”- kishte thënë Cako.

Në artikull nuk është referuar asnjë burim tjetër kredibil që e mbështetë konstatimin e bërë në titull.