array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Konsensusi i Kryeparlamentarit pa Vetëvendosjen

Deklarata

Kadri Veseli: Nesër në ora 10:00 e vazhdojmë seancën e jashtëzakonshme. Është vendim unanim i të gjithë kolegëve të grupeve parlamentare.

Kadri Veseli

Vlerësimi

Me kos

Deputetja Fatmire Kollçaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është konsultuar fare për përmbyllje të seancës dhe caktimin e seancës për të premten në ora 10. Kështu, ajo e ka demantuar kryeparlamentarin, Kadri Veseli, i cili ka thënë se shtyrja e seancës është vendim unanim i gjithë kolegëve të grupeve parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e vetmja parti që nuk ka marrë pjesë në takimin në zyrën e Kryeparlamentarit. Krypometri e ka vlerësuar këtë deklaratë në kategorinë “Me Kos” sa për t’ua ambalazhuar deputetëve vendimin për shtyrje të seancës.

Artikulli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kur u kumtoi deputetëve të Kuvendit vendimin për shtyrje të seancës së jashtëzakonshme për Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi tha se me vendim unanim të të gjitha grupeve parlamentare nesër mbahet vazhdimi i seancës në ora 10:00.

“Nesër në ora 10:00 e vazhdojmë seancën e jashtëzakonshme. Është vendim unanim i të gjithë kolegëve të grupeve parlamentare”, tha Veseli. Deklarata e Veselit ka ardhur pas një zvarritje prej gati 3 orëve të seancës së thirrur për në ora 11:00.

Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku e ka mohuar një gjë të tillë pas përmbylljes së seancës duke thënë se Vetëvendosje nuk është konsultuar fare për përmbyllje të seancës.

“Ne sot nuk kemi pas konsultime shtesë. Sidomos vlen për kryetarin Kadri Veseli i cili deklaroi se janë marr vesh me grupet parlamentare për shtyrje të seancës, kjo nuk qëndron sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk është konsultuar fare”, tha ajo.

Lëvizja Vetëvendoje ka qenë e vetmja parti që nuk ka marrë pjesë në takimin në zyrën e Kryeparlamentarit.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të fillojë sot në orën 11:00, është shtyrë për të premten, më 23 shkurt 2018, në orën 10:00.

Kryetari i Kuvendit, u shpreh optimist për arritjen e një konsensusi lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.