array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Konkursi i rremë për instalues solar

Deklarata

Sektori i energjisë është plot me mundësi të avancuara me paga dhe përfitime konkurruese. Punët e paneleve diellore po kërkojnë – shikoni ato!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Sektori i energjisë është plot me mundësi të avancuara me paga dhe përfitime konkurruese. Punët e paneleve diellore po kërkojnë – shikoni ato!”- nuk është i vërtetë. Në këtë postim në Facebook janë paralajmëruar vende të lira të punës për instalues të paneleve solare, megjithatë në linkun e bashkangjitur nuk janë dhënë informatat bazike për konkurse, si: adresa e punëdhënësit, mënyra e aplikimit, kontaktet e punëdhënësit, apo lloji i punës. Ardit Krasniqi nga “PortalPune” thotë se konkurset që ju mungojnë informacionet bazike janë mashtruese. Faqja Solar Zone (arkiva) është themeluar më 28.03.2023 dhe menaxhohet nga llogari në Izrael, Brazil e Nikaragua.

Artikulli

Më 20.08.2024 faqja në Facebook Solar Zone (arkiva 1 dhe 2) ka publikuar një video me titull “Sektori i energjisë është plot me mundësi të avancuara me paga dhe përfitime konkurruese. Punët e paneleve diellore po kërkojnë – shikoni ato!”.

Videos i është mbivendosur mbishkrimi “Kujdes! Punësimi i instaluesve të paneleve diellore. Punoni me kohë të pjesshme ose të plotë, paga konkurruese, kërkohet pak ose aspak përvojë. Klikoni linkun e mëposhtëm për më shumë detaje”.

Kur klikon mbi këtë link të dërgon tek ueb-faqja ‘solar-panel-jobs-36497.bond’ (arkiva), aty janë disa opsione në gjuhen angleze, por në asnjërën prej tyre nuk janë informacionet që paralajmërohen në postimin e Solar Zone (arkiva).

Faqja Solar Zone (arkiva) është themeluar më 28.03.2023 dhe menaxhohet nga llogari në Izrael, Brazil e Nikaragua.

Opsioni i parë është për instalues të paneleve solare në Kosovë, i dyti në Gjermani e kështu me radhë.

Kur klikon mbi opsionin e parë, pra instalues të paneleve solare në Kosovë të dërgon te një faqe tjetër, ‘solar-panel-jobs-36497’ (arkiva), e cila ka opsionin për të vizituar faqe të tjera, porse asnjëra nuk të dërgon te konkursi që paralajmërohet në postimin e bërë në Facebook.

Krypometri ka kërkuar një konkurs të tillë për instalues solar edhe në faqe në të cilat publikohen konkurse pune në Kosovë.

Në faqen KosovaJob nuk është publikuar ky konkurs. Edhe në faqen OfertaPune, Krypometër nuk ka gjetur ndonjë konkurs pune për instalues solar, çfarë është publikuar në faqen Solar Zone (arkiva). Në faqen PortalPune nuk është gjetur ndonjë konkurs i ngjashëm.

Krypometër ka kontaktuar me Ardit Krasniqin nga “PortalPune”, i cili ka thënë se elementet bazike të një konkursi dhe të punëdhënësit janë: adresa dhe kontakti, lokacioni i vendit të punës që është shpallur konkursi, etj.

Krasniqi ka thënë se për të shmangur konkurset e rreme e mashtruese, në PortalPune të gjithë punëdhënësve ju kërkohen të dhënat e biznesit, siç është numri unik i biznesit.

“Ne e kërkojmë atë numër identifikues (pra, numrin unik të biznesit) në mënyrë që me ditë kush po shpallë punë edhe ku është adresa e shpallësit dhe kush është pronari, në mënyrë që mos me manipulu me punëkërkuesit”- ka thënë ai.