array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Vitisë bëhet me tri drejtoresha

Deklarata

 Sokol Haliti: Unë besoj që deri në 40 për qind do të jenë gra në krye të drejtorive

 

Sokol Haliti

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Sokol Halitit i janë dashurë një vit për t’i emëruar tri gra në krye të drejtorive. Dy drejtoresha kishin filluar punën vitin e kaluar, kurse drejtoresha e tretë është emëruar në fillim të vitit 2019. Haliti kishte premtuar se 40% apo 4 gra do t’i emërojë në krye të drejtorive. Haliti ende nuk e ka realizuar premtimin, mirëpo edhe ky veprim i tij duhet vlerësuar. Deri më tani vetëm Qendron Kastrati e Ramizë Lladrovci i kanë emëruar udhëhqësit e drejtorive në përputhje me kërkesat e Ligjit për Barazi Gjinore.

Artikulli

Në Komunën e Vitisë është emëruar edhe një drejtoreshë grua. Arlinda Sadiku, është emëruar drejtoreshë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Vitisë duke iu bashkëngjitur Fatbardha Eminit e cila është në krye të Drejtorisë së Arsimit dhe Majlinda Ostrogllavës, drejtoreshë e Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë.

Tashmë nga 10 drejtori sa janë në Komunën e Vitisë, tri prej tyre udhëhiqen nga gratë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte premtuar përballë Jeta Xharrës në “Debat Përnime” se këtë mandat ai do e rris numrin e drejtorive të udhëhequra nga gratë.

Me emërimin e Arlinda Sadikut si drejtoreshët, numri i grave në krye të drejtorive është rritur në Komunën e Vitisë, por prapë se prapë nuk është numri që ishte premtuar nga kryetari Haliti.

“Unë besoj që deri në 40 për qind”, kishte theksuar Haliti në “Debat Përnime”.

Në mandatin e kaluar në Komunën e Vitisë vetëm Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi janë udhëhequr prej grave nga 10 drejtori sa ishin gjithsej.

Ligji për Barazi Gjinore të Kosovës i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2015 obligon që të ketë përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha institucionet përfshirë edhe ato vendimmarrëse.

“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse” thuhet në nenin 6 pika 8 e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës.

Qytetarët e komunës së Vitisë për të dytin mandat radhazi ia kanë besuar Sokol Halitit nga LDK.

Ai në zgjedhjet e tetorit 2017 ka arritur të fitoj pa balotazh me 10 mijë e 764 ose 52,22 për qind të votave, duke lënë prapa Salih Salihun nga VV, Besim Halimin nga PDK dhe Faruk Nurën nga AAK.