array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Bekim Jashari. Foto: Facebook

Komuna e Skenderajt publikon kontratat me bizneset

Deklarata

Bekim Jashari: Pa marr parasysh se çfarë projekti do të kryhet, secili qytetar do të ketë mundësi të ketë qasje në ato dokumente.

 

Bekim Jashari

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Skenderajt është komuna e radhë që ka nisur publikimin e kontratave. Ka filluar publikimi i kontratave të mirëmbajtjes, ndërsa ato të projekteve kapitale është paralajmëruar se do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë këtë komunë për të parë nëse do të publikohen të gjitha kontratat e lidhura me bizneset.

Artikulli

Komuna e Skenderajt ka publikuar kontratat me operatorë ekonomik, për aktivitet publike të zhvilluara gjate mandatit të kryetarit, Bekim Jashari.

Kontratat për projektet kapitale njoftojnë se do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim.

“Këto kontrata të nënshkruara janë të shërbimeve dhe mallrave, kurse kontratat për projektet kapitale, do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim, sapo të kryhen procedurat ligjore dhe të nënshkruhen nga autoriteti”, thuhet në komunikatë e kësaj komune.

Në linkun e publikuar në ueb-faqe (duke klikuar KËTU), aktualisht mund të lexohen kontratë për shërbime, ndërsa ato për projekte kapitale, Komuna ka premtuar se do të publikohet gjatë ditëve në vazhdim.

Ai kishte premtuar se do të jetë transparent dhe llogaridhënës.

“Pa marr parasysh se çfarë projekti do të kryhet, secili qytetar do të ketë mundësi të ketë qasje në ato dokumente”, kishte thënë ai gjatë një tubimi elektoral në Skenderaj.

Gjatë raundit të dytë të debateve për kryetar të komunave, nën moderimin e Jeta Xharrës, kandidatëve iu janë parashtruar pyetjet nëse do t’i bëjnë publike kontratat e komunave me biznese. Por, Bekim Jashari kishte arritur të bëhej kryetar qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Skenderaj radhitet në mesin e komunave që kanë hapur kontratat me operatoret ekonomik, pas Gjakovës, Pejës, Gjilanit, Vushtrrisë, Prishtinës,  Ferizajt, Kamenicës.

Shkruar nga Xheneta Murtezaj