array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Komuna e Skenderajt me numër të kufizuar të auditorëve

Deklarata

Ligji: Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik.

Auditori i Përgjithshëm: Angazhimi i vetëm një auditori në një komunë, mund të ndikoj që auditimi i brendshëm mos të mbulojë të gjitha fushat me rrezik, dhe t’i pamundësoj menaxhmentit marrjen e veprimeve me kohë për parandalimin e gabimeve të mundshme.

 

Ligji

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Komuna e Skenderajt për disa vjet nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të auditorëve të brendshëm. Përkundër rekomandimeve të vazhdueshme, kjo komunë ka operuar me vetëm një Auditor, ndërsa me ligj kërkohen të jenë tre. Vitin e kaluar Komuna ka punësuar edhe një person në Njësinë e Auditimit të Brendshëm. Por, në këtë komunë është funksional komiteti i auditimit dhe i ka mbajtur tri takime vitin e kaluar, nga katër sa kërkohen me ligj.

Artikulli

Komiteti i Auditimit të brendshëm në Komunën e Skenderajt është i kompletuar dhe funksional. Megjithatë kësaj komune i është rekomanduar rritja e numrit të auditorëve në njësinë e auditimit.

Komuna ka thënë në një përgjigje për Gazetën Jeta në Kosovë se komiteti është i përbërë prej tre anëtarëve. Ndërkaq, bëhet e ditur se vitin 2018 janë mbajtur pesë takime të KAB.

“Duke u mbështetur ne udhëzimin administrativ nr.11/2010 për themelimin dhe funksionimin e komitetit te auditimit në subjektin e sektorit publik sipas nenit 3 është formuar dhe kompletuar Komiteti i auditimit të brendshëm”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të komunës së Skenderajt, Jeton Rushiti.

Rushiti potencoi se rekomandimet e KAB janë shqyrtuar dhe diskutuar në takimet e bordit të drejtorëve dhe u janë adresuar personave përgjegjës.

Në raportin e Auditimit të vitit 2017 thuhet se njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) në këtë komunë operon me vetëm një anëtar i cili njëkohësisht është Drejtori i NjAB-së.

“Përveç planit strategjik, NjAB kishte hartuar edhe planin vjetor të punës ku ishin përfshirë disa auditime për vitin 2017. NjAB ka planifikuar në total pesë auditime, të cilat ishin realizuar në tërësi”, thuhej në raport.

Në bazë te të gjeturave të raportit të vitit 2017 organizatat buxhetore me buxhet më të madh se pesë milionë euro duhet të angazhojnë së paku tre auditorë në NjAB, dhe gjithashtu për vitin 2018 ishte bërë kërkesë buxhetore për staf mbështetës.

“Angazhimi i vetëm një auditori në një komunë, mund të ndikojë që auditimi i brendshëm mos të mbulojë të gjitha fushat me rrezik, dhe t’i pamundësojë menaxhmentit marrjen e veprimeve me kohë për parandalimin e gabimeve të mundshme”, thuhej në raport.

Kryetarit i ishte rekomanduar për dy vite radhazi që të rishikojë situatën nëse NjAB ka burime të mjaftueshme njerëzore për të përmbushë në mënyrë të suksesshme detyrat e saj, si dhe të sigurojë që aktiviteti i ardhshëm i NjAB-së të përfshijë më shumë auditime të cilat mbulojnë të gjitha fushat e rëndësishme për komunën.

Komuna e Skenderajt thotë se është punësuar edhe një person, pra tash janë dy persona që janë në këtë njësi.

Në raportin e vitit 2016, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, Komiteti i Auditimit kishte zhvilluar tri takime gjatë kësaj periudhe, ku thuhet se ishte diskutuar në lidhje me raportet e auditimit të bëra nga NJAB dhe auditorët të jashtëm.

“Për vitin 2016, NJAB ka përfunduar pesë (5) auditimet e planifikuara të cilat kishin fokus: (1)

Menaxhimin e pasurisë; (2) Arkëtimin e taksës komunale të automjeteve; (3) Shpenzimet për

komunali dhe shpenzimet tjera; (4) Zyrën e prokurimit; dhe (5) Të hyrat në gjeodezi, shëndetësi dhe urbanizëm”, thuhej në raport.

Si e gjetur në raportin e vitit 2016 ishte se organizatat buxhetore me buxhet më të madh se pesë milionë euro duhet të angazhojnë së paku tre auditorë në departamentin e auditimit të brendshëm.

Gjatë balotazhit për zgjedhjet komunale në ‘DebatPernime’ , kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari nuk ishte pjesëmarrës pasi që Jashari fitoi zgjedhjet pa balotazh.

Si rrjedhojë ai nuk ishte pyetur për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit.

Obligimi ligjor

Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm.

Neni 20 i Ligjit për për kontrollin e brendshëm të financave publike thotë se Komiteti i Auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm.

Të gjitha institucionet publike janë të obliguara që të themelojnë Komitetin e Auditimit në bazë të kritereve të vendosura nga Ministri i Financave.

“Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik”, thuhet në nenin 20.

Ndërsa, neni pasues flet për pavarësinë funksionale të njësisë së auditimit të brendshëm.

“Njësia e auditimit të brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit të sektorit publik dhe e njofton Komitetin e Auditimit. Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të nenit 21 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.