array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit| Foto: Facebook

Komuna e Obiliqit nuk i publikon listën e pronave komunale

Deklarata

Xhafer Gashi: “Deri në fund të prillit, presim që të kryhet e gjitha”.

Xhafer Gashi

Vlerësimi

Rrenë

Komuna e Obiliqit ende nuk e ka publikuar listën e plotë me prona komunale. Gashi kishte deklaruar se kjo listë do të publikohet më së largu në muajin prill të vitit 2018. Auditori e ka ngritur çështjen e menaxhimit të pronave Komunale si një ndër problemet kryesore.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi gjatë debatit në balotazh në Debat Pernime ka premtuar se do të bëj publikimin e listave të pronave të komunës.

Ai pati premtuar se të gjitha listat priten të publikohen deri në fund të muajit prill.

“Deri në fund të prillit, presim që të kryhet e gjitha”, kishte thënë Gashi në Debat Pernime para moderatores Jeta Xharra.

KALLXO.com ka kërkuar nga ana e Komunës së Obiliqit,  përgjigje në lidhje me publikimin e listave.

Sipas përgjigjes së komunës, një pjesë e pronave është e publikuar ndërsa pjesa tjetër është në proces.

“Po , një pjesë e pronave janë publikuar dhe një pjese janë në proces , kjo ka filluar vite me parë dhe janë në procedurë . ( Për zonat kadastrale në Mazgit, Llazarëve ky është e caktuar edhe Zona Industriale sipas Planit Zhvillimore Komunal e Urban 2009-2020 ) , për shkak të afatit ligjor në fund të mandatit 2017 . Tani në mandatin e ri ka filluar punën edhe janë themeluar komisione edhe nga Kuvendi Komunal edhe ekzekutivi , komision komunal për dhënin e pronës në shfrytëzim është funksional dhe ky komision ka filluar punën në trajtimin e kërkesave”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Arsyeja pse i është bërë kjo pyetje është gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit se një pjesë e Komunave kanë telashe me identifikimin dhe menaxhimin e pronave komunale. Telashja kryesore e komunave është se shumë biznese/persona fizik i shfrytëzojnë pronat komunale pa paguar qira.

“Kryetari i Komunës kishte formuar komisionet për inventarizim dhe vlerësim të pasurisë jo financiare në pronësi të Komunës, megjithatë, komisioni nuk ka përgatitur raport përfundimtar me shkrim për rezultatet e inventarizimit dhe regjistrimeve të fund vitit. Ndërsa, komisioni për vlerësim, në listën e vlerësimit për prona, ka përfshirë prona të cilat nuk janë të evidentuar në regjistrin kontabël të pasurive. Po ashtu, në këtë regjistër, figurojnë dy prona të cilat sipas dokumentit kadastral janë prona private. Prandaj, duke u bazuar në këto raste, raporti si i tillë nuk mund të konsiderohet i plotë dhe i saktë”, thuhet në raportin e Auditorit për Komunën e Obiliqit për vitin 2016.