array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Imri Ahmeti, kryetar i komunës së Lipjanit. Foto: Kallxo.com

Komuna e Lipjanit me Komitet funksional të Auditimit

Deklarata

Ligji: Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik.

 

Ligji

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Lipjanit e ka zbatuar obligimin ligjor për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit. Komuna thotë se i ka zbatura rekomandimet e Auditorit të Brendshëm, por Zyra Kombëtare e Auditimit ka thënë se kjo komunë, në vitin 2017 dhe 2016, ka qenë e dobët zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Brendshëm. Zbatimi i rekomandimeve të autorit të brendshëm përveç që garanton një qeverisje më të mirë, bënë që edhe gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Jashtëm të jenë më të vogla.

Artikulli

Komuna e Lipjanit e ka të themeluar Komitetin e Auditimit nga viti 2014 , ndërsa ky komitet aktualisht është në mandatin e dytë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Bukurie Zejnullahu-Jashari, zyrtare e Lartë për Komunikim me Publikun, në këtë komunë.

“Komiteti i Auditimit në Komunën e Lipjanit përbëhet nga tre anëtarë, kryesues i këtij Komiteti është Fitim Sadiku nga shoqëria civile, Hasan Zeqiri zyrtar komunal si dhe Burim Gashi zyrtar komunal. Ky Komitet ka mbajtur 5 takime gjatë vitit 2018”, ka thënë ajo.

Sipas zëdhënëses, pjesa dërrmuese e rekomandimeve janë zbatuar.

“Të gjitha rekomandimet e zyrës komunale të auditimit janë shqyrtuar dhe analizuar si dhe janë dhënë sygjerime të ndryshme profesionale zyrtarit kryesor administrativ (Kryetarit të Komunës). Pjesa dërrmuese e rekomandimeve janë implementuar, ndërsa një pjesë e vogël e tyre janë në proces të implementimit”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Megjithatë, gjetjet e raportit e Zyrës Kombëtare të Auditimit, tregojnë se zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga Njësia e Auditimit të Brendshëm,  ishte i dobët.

“Nga 57 rekomandime të dhëna, 35 ishin zbatuar, ndërsa 22 nuk ishin zbatuar ende. Po ashtu, komiteti i auditimit ishte themeluar më 05.09.2014 dhe ishte takuar tri (3) herë, ku kishte komentuar gjetjet e auditimit, dhe kishte nxjerrë rekomandime dhe konkluzione për menaxhmentin se çfarë veprimesh duhet të ndërmerr”, thuhet në të gjeturat e auditorit.

Sipas ZKA-së, mos adresimi i rekomandimeve të dhëna nga NJAB, rrit rrezikun që dobësitë e identifikuara të mos korrigjohen, dhe rekomandimet e njëjta të përsëriten.

“Kryetari duhet të siguroj hartimin dhe zbatimin e planeve të veprimit sipas sektorëve dhe të reagoj në gjetjet dhe rekomandimet e dhëna nga auditimi i brendshëm, dhe në baza mujore t’i monitoroj at”, ishin rekomandimet e këtij institucioni për komunën në fjalë.

Obligimi ligjor

Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm.

Neni 20 i Ligjit për për kontrollin e brendshëm të financave publike thotë se Komiteti i Auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm.

Të gjitha institucionet publike janë të obliguara që të themelojnë Komitetin e Auditimit në bazë të kritereve të vendosura nga Ministri i Financave.

“Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik”, thuhet në nenin 20.

Ndërsa, neni pasues flet për pavarësinë funksionale të njësisë së auditimit të brendshëm.

“Njësia e auditimit të brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit të sektorit publik dhe e njofton Komitetin e Auditimit. Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të nenit 21 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.