array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Komuna e Istogut | Foto: KALLXO.com

Komuna e Istogut me Komiteti funksional të Auditimit

Deklarata

Haki Rugova: Komiteti i Auditimit është funksional që nga vitit 2014. Kemi pas më herët vërejtje në raporte të auditimit e tash është përmirësuar është funksional.

 

Haki Rugova

Vlerësimi

E vërtetë

Haki Rugova kishte deklaruar se Komiteti i Auditimit në Istog ka qenë funksional që nga viti 2014 dhe vazhdon të funksionojë. Krypometri e vlerëson këtë deklaratë si të vërtetë, pasi komiteti ka qenë funksional dhe ka mbajtur takime të kërkuara me ligj. Kjo është faktuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Artikulli

Komiteti i Auditimit në Komunën e Istogut ka qenë i kompletuar prej tetorit të vitit 2014, por ai nuk ishte shumë aktivë në realizimin e funksionit që ka me ligj.

Gjatë balotazhit për zgjedhjet komunale në DebatPernime kryetari i kësaj komune Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte thënë se Komiteti i Auditimit është funksional që nga viti 2014.

“Komiteti i Auditimit është funksional që nga vitit 2014. Kemi pas më herët vërejtje në raporte të auditimit e tash është përmirësuar është funksional”, tha Rugova.

Ky komitet është funksional edhe tani, sipas konfirmimeve që Gazeta Jeta në Kosovë ka marrë nga Komuna e Istogut.

Komuna ka thënë se Komiteti i Auditimit është themeluar me datën 29 tetor 2014 me vendim nga Zyra e Kryetarit të Komunës numër 481/14.

“Komiteti është funksional dhe deri me tani ka mbajtur 13 takime. Gjatë vitit të kaluar (2018) janë mbajtur tri takime nga Komiteti i Auditimit”, thuhet në përgjigje të Komunës.

Ndërsa Sipas Udhëzimit Administrativ, takimet e Komitetit të Auditimit mbahen së paku katër herë në vit dhe ftohen nga kryesuesi i Komitetit të Auditimit.

Sipas Udhëzimit Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Komitetit të Auditimit, Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë. Komiteti i Auditimit ka mandat tre vjeçar, me mundësinë e riemërimit, por jo më shumë se për dy mandate të njëpasnjëshme.

Komiteti i Auditimit i Komunës së Istogut përbëhet nga tre anëtar.

“Anëtaret e Komitetit  të Auditimit janë Rexhë Shatri si kryesues, me profesion ekonomist dhe kontabilist i certifikuar, Kaltrina Alihajdaraj anëtare, me profesion juriste me master të kryer dhe Skender Hakaj anëtar, me profesion ekonomist”, thuhet në përgjigje të komunës së Istogut.

Sipas komunës gjatë vitit të kaluar janë dhënë 20 rekomandime nga Auditori i brendshëm. Prej tyre 7 janë zbatuar apo 35%, 8 janë në proces apo 40% dhe 5 rekomandime janë të pazbatuara apo 25%.

raportin e auditimit për vitin 2017 për Komunën e Istogut si e gjetur ishte se Komiteti i Auditimit ka mbajtur katër takime ku janë diskutuar raportet e NjAB dhe ZKA-së. Sidoqoftë, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, Komiteti i Auditimit nuk ka qenë mjaftueshëm efektiv në përmbushjen e mandatit për të mbikëqyrur rezultatet e NjAB- së dhe ofrimit të kontributit në zbatimin e rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm nga menaxhmenti.

Gjithashtu raporti ka numëruar dobësitë në lidhje me operacionet aktuale të NjAB-së.

“Njësitë e audituara nuk kanë hartuar plane për zbatimin e rekomandimeve të NjAB-së dhe kjo ka rezultuar me një nivel të ulët të zbatimit të rekomandimeve të dhëna. Nga gjithsej 21 rekomandimet e dhëna, gjashtë (6) ishin zbatuar, tetë (8) ishin në proces të zbatimit ndërsa pjesa tjetër nuk është zbatuar ende. Kjo pasqyron mungesën e fokusit nga menaxhmenti për të siguruar që rekomandimet të zbatohen nga komuna me kohë”, thuhet në raport.

Në konkluzionin e përgjithshëm mbi qeverisjen në raportin e auditorit të vitit 2016 thuhej se Auditimi i Brendshëm nuk kishte ofruar një pasqyrë të qartë mbi nivelin e sigurisë së kontrolleve të brendshme, për arsye se ishin kryer vetëm tri (3) auditime, ku njëri prej tyre mbulonte periudhën e vitit 2015.

Si e gjetur në raportin e vitit 2016 ishte se Pyetësori i vet-vlerësimit i plotësuar nga komuna ka vërtetuar se sistemet e kërkuara të menaxhimit të rrezikut nuk ishin ende funksionale. Kjo, për shkak se komuna nuk e kishte hartuar një listë e rreziqeve gjatë vitit 2016.

Gjithashtu thuhej se komuna është në proces të hartimit të një strategjie të zhvillimit ekonomik qeverisës pesë (5) vjeçare (2017-2021), por e cila nuk ishte finalizuar gjatë vitit 2016.

“Auditimi i Brendshëm nuk i ka theksuar çështjet më lartë. Për më shumë, veprimi i ndërmarrë për adresimin e çështjeve të identifikuara nga vetëvlerësimi i vitit 2016 është i limituar. Kjo situatë ka ndodhur për shkak të mungesës së qartësisë brenda komunës që ka të bëjë me rëndësinë e kësaj liste kontrolluese dhe me atë se kush është zyrtari përgjegjës që i përdorë këto mekanizma për t’i mbështetur përmirësimet operative”, thuhej në raport.