array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Kryetari i Istogut Haki Rugova | Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Istogut i publikon kontratat me bizneset

Deklarata

Haki Rugova: Komuna e Istogut, nga e hëna, do bëjë publike të gjitha kontratat me operatorët ekonomik.

 

Haki Rugova

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Istogut ka nisur me publikimin e kontratave që kanë lidhur me bizneset. Përkundër që publikimi është bërë më disa ditë vonesë, vetë akti i publikimit është hap i madh drejtë rritjes së transparencës përkundër që një gjë e tillë nuk i kërkohet më ligj. KRPP në bashkëpunim me USAID kanë iniciuar ndryshime të akteve nën-ligjore për t’i obliguar të gjitha institucionet që t’i publikojnë kontratat e lidhura me bizneset.

Artikulli

Komuna e Istogut i ka publikuar kontratat që kjo komunë i ka lidhur e operatorët ekonomik sot me datën 16 gusht.

Në njoftimin e komunës thuhet se kryetari Rugova do t’i bëjë publike të gjitha kontratat me qëllim të rritjes së transparencës nga dita e hënë e kësaj jave, pra më 13 gusht.

“Komuna e Istogut, nga e hëna, do bëjë publike të gjitha kontratat me operatorët ekonomik. Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve për të qenë sa më të informuar lidhur me rrjedhën e shpenzimeve të parasë në komunën e Istogut ka marrë vendim që të bëjë publike të gjitha kontratat që lidhen me operatorët ekonomik” thuhet në njoftimin e ueb-faqes zyrtare të Komunës së Istogut.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur ditën e hënë, pra më 13 gusht.

KALLXO.com dje ka kontaktuar me zyrën e kryetarit Rugova për t’i pyetur se pse këto kontrata nuk janë publikuar të hënën, ata thanë se janë hutuar ose ka ndodhë ndonjë gabim.

“Po po sigurisht se i publikojmë, sigurisht ka ndodhur ndonjë gabim, jemi hutuar” thanë nga Komuna e Istogut.

Kryetari i kësaj komuna, Haki Rugova kishte premtuar se do t’i publikonte kontratat me Operatorët Ekonomik menjëherë pas marrjes së mandatit të radhës.

Kur është pyetur për publikim të kontratave, Rugova kishte folur për informatat që në atë kohë publikoheshin në ueb-faqen e KRPP-së përkundër qe pyetjet i ishin dërguar 48 orë para debatit.

“Të gjitha informatat janë në KRPP, por do t’i postojmë edhe në ueb-faqe të komunës”, ka thënë Rugova.