Komuna e Drenasi i ka përmbushur obligimet ligjore për auditorin e brendshëm

Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë

Ligji, Mars 2019

E vërtetë

Ligji: Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik”, thuhet në nenin 20.

Vlerësimi: Komuna e Drenasit nuk ka marrë asnjë rekomandim nga Zyra Kombëtare e Auditimit sa i përket funksionimit të kontrollit të brendshëm, përmes Njësisë së Auditimit. Kjo komunë e ka funksional komitetin e Auditimit, i cili i ka mbajtur takimet siç kërkohet në bazë të ligjit.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Komiteti i Auditimit në Komunën e Drenasit është funksional që nga viti 2009 kur është themeluar për herë të parë. Kamer Rama, zyrtar në Komunën e Drenasit për KALLXO.com thotë se janë mbajtur katër takime, nga një në secilin tremujor.

Ai ka thënë se Komiteti i Auditimit përbehet nga tre anëtar: Kushtrim Bajraktari, Shqipe Zogu, Malesore Cakiqi.

Ndërsa sa i përket rekomandimeve të dhëna, ai thotë se merren parasysh nga ana e menaxhmentit dhe ndermirën aktivitetet për implementimin e tyre.

Komuna e Drenasit edhe gjatë viteve 2017 dhe 2016 e ka pasur funksional komitetin e auditimit.

raportin e vitit 2017, thuhet se njësia e Auditimit të Brendshëm (NJAB) operon me dy anëtarë të stafit që janë drejtori i NJAB-së dhe një auditor.

“NjAB kishte hartuar planin strategjik edhe planin vjetor të punës ku ishin përfshirë disa auditime për vitin 2017. Përveç NJAB është i themeluar edhe Komiteti i Auditimit të Brendshëm”, thuhet në raport.

Sipas ZKA-së, komiteti ka mbajtur katër takime të rregullta në vitin 2017, dhe nuk janë dhënë rekomandime.

Ndërkaq, në raportin e vitit 2016 bëhet e ditur se Njësia e Auditimit të Brendshëm përbëhet nga Drejtori dhe një auditor dhe se ka mbajtur katër takime.

“Për vitin 2016, NJAB ka përfunduar tetë auditimet e planifikuara të cilat kishin fokus: 1. Menaxhimin e automjeteve, 2. Menaxhimin e pasurisë, 3. Menaxhimin e personelit, 4. Të hyrat nga qiratë dhe tatimin në pronë, 5. Të hyrat në shëndetësi dhe ofiqari, 6. Të hyrat gjeodezi dhe urbanizëm, 7. Prokurimin dhe 8. Shpenzimin i buxhetit 2016”, theksohet në raportin e auditimit për vitin 2016.

Zyra Kombëtare e Auditimi nuk ka dhënë ndonjë rekomandim për funksionimin e kontrollit të brendshëm.

Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm.

Neni 20 i Ligjit për për kontrollin e brendshëm të financave publike thotë se Komiteti i Auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm.

Të gjitha institucionet publike janë të obliguara që të themelojnë Komitetin e Auditimit në bazë të kritereve të vendosura nga Ministri i Financave.

“Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik”, thuhet në nenin 20.

Ndërsa, neni pasues flet për pavarësinë funksionale të njësisë së auditimit të brendshëm.

“Njësia e auditimit të brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit të sektorit publik dhe e njofton Komitetin e Auditimit. Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të nenit 21 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend