array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Zenun Elezaj, AAK, Klinë. Foto: Kallxo.com

Klina nuk i publikon kontratat e lidhura me Operatorët Ekonomik

Deklarata

Zenun Elezaj: Publikimin e kontratave që Komuna lidh me operatoret ekonomik publikohen brenda 3 muajve

 

Zenun Elezaj

Vlerësimi

Me kos

Elezaj nuk e ka mbajtur këtë premtim për publikimin e kontratave. Në ueb-faqen e kësaj komune ende nuk kanë filluar të publikohen kontratat e lidhura nga komuna me operatorët ekonomik. Aty publikohen të gjitha njoftimet sa i përket procesit të prokurimit, por jo edhe kontratat. Por, Elezaj e ka mbajtur premtimin për publikimin e vendimeve. Vendimet e kryetarit Elezaj kanë filluar të publikohen në ueb-faqen e re të Komunës së Klinës.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Kinës, Zenun Elezaj kishte dhënë premtim të madh në debatin për kryetar të komunave. Ai kishte premtuar se të gjitha kontratat që do t’i lidh Komuna me operatorët ekonomik do të publikohen në ueb-faqen e kësaj komune.

“Publikimin e kontratave që Komuna lidh me operatoret ekonomik publikohen brenda 3 muajve”, ka thënë Elezaj në debatin për kryetar të komunës së Klinës përball Sokol Bashotës.

Por, Elezaj nuk e ka mbajtur këtë premtim. Në ueb-faqen e kësaj komune ende nuk kanë filluar të publikohen kontratat e lidhura nga komuna me operatorët ekonomik. Aty publikohen të gjitha njoftimet sa i përket procesit të prokurimit, por jo edhe kontratat. As komunat tjera ende nuk kanë filluar me publikimin e kontratave të lidhura me operatorët ekonomik për kryerje të shërbimeve, furnizme apo kryerjen e punëve.

Elezaj kishte premtuar edhe publikimin e vendimeve të kryetarit dhe të drejtorëve të drejtorive.

“Publikimin e Vendimeve të kryetarit dhe drejtorive brenda 3 muajve”, kishte thënë Elezaj.

Elezaj e ka mbajtur këtë premtim. Vendimet e kryetarit Elezaj kanë filluar të publikohen në ueb-faqen e re të Komunës së Klinës.